Kryeministri kroat Plenkoviq dallon nga Edi Rama për zhvillimet në Veri të Kosovës

Picture of INA
INA

03/06/2023

Në kohën kur në Veriun e Kosovës situata në terren është tensionuar dhe bandat kriminale të kryeministrit serb kanë sulmuar me armë KFORI-n, policinë e Kosovës dhe gazetarët, lidhur me këto zhvillime, liderë të rajonit dhe më gjerë kanë shprehur mendime pro et contra.

Një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka sulmuar kryeministrin, Albin Kurti për aksionin e ndërmarrë për të siguruar ligjshmërinë në gjithë territorin e vendit, por ka edhe deklarata që akuzojnë Serbinë për dhunën e paparë.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka deklaruar se dëshirojnë të shohin stabilitet dhe zgjidhje të shpejtë të situatës në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se duhet të lehtësohen bisedimet dhe të qetësohet menjëherë situata në veri të vendit.

Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, ai ka potencuar se e ka kuptuar qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë në përgjithësi, duke e pëmbledhur me tri fjali, kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje dhe pastaj normalizim.

Ndërkaq, kryeministri, Edi Rama në një intervistë për BBC doli krah BE-së dhe SHBA-së duke kundërshtuar kështu qasjen e Albin Kurtit në këtë situatë.

Rama theksoi se partnerët ndërkombëtar nuk duan të kënaqin Serbinë por duan që të Kosova të ngrihet në një nivel tjetër si shtet, ku të njihet nga të gjithë pas marrëveshjes finale.

“Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe. Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve”, është shprehur Rama. (INA)

TË FUNDIT
3 orë
Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros
4 orë
Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut
5 orë
Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor
5 orë
Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë
5 orë
A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
7 orë
Blinken: SHBA do të vazhdojë të mbështesë RMV-në në rrugën eurointegruese
1 ditë
Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet
5 orë
A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve
1 ditë
Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240909-200347~2

Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros

IMG_0599

Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

Plenary session- Election of the President of Parliament - First ballot

Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Screenshot_1236

Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë

zgjedhje vota votime maqedoni

A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

blinken

Blinken: SHBA do të vazhdojë të mbështesë RMV-në në rrugën eurointegruese

Glauk Konjufca

Konjufca thotë se emisari i Gjermanisë e “ledhatoi Serbinë”: Rruga është barazia si dy shtete

Arben Taravari

Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

Christopher Hill Kristofer

Serbia po armatoset, Hill ‘befason’ sërish – çfarë po fshihet pas deklaratave të fundit të ambasadorit amerikan?

INFO

NA NDIQ