Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përsa i përket proceseve zgjedhore, i ngjanë disa popujve në botë

INA
INA

24/03/2024

Shkruan: Ridvan Ismaili

Populli shqiptarë në Maqedoni, përsa i përket proceseve zgjedhore, i ngjanë disa popujve në botë, edhe atë:

popullit bellorus që mban në pushtet një autokrat që nga viti 1994 (30 vjet);

popullit rusë që e mban në pushtet Vlladimir Putinin që nga viti 1999 (25 vjet);

popullit hungarez që e mban në pushtet Viktor Orbanin nga viti 1998;

popullit malazezë që e mbajti Gjukanoviqin nga viti 1991deri në vitin 2022;

popullit koreano verior që me dekada kanë babë e bir në krye të shtetit;

popullit të Zimbabve të cilët nga viti 1980 deri me vitin 2017 kanë mbajtur në krye të vendit Robert Mugaben.

Në botën e civilizuar ekziston një rregull i pashkruar. Në shumicën e rasteve, partia e cila i fiton zgjedhjet në nivel qendror, humb zgjedhjet në nivel lokal. Ose në SHBA, si vend me sistem presidencial, pothuajse çdoherë partia që fiton garën presidenciale, humb garën në Kongres dhe Senat (nuk mbahet mend ndonjëherë që një parti të ketë pasur pushtetin më shumë se dy mandate). Pra, në një mënyre kemi balancime të pushteteve. Njëra në nivel qendror, tjetra në nivel lokal. Vetëm në këto raste partia do të vrapojë pas votuesve, e jo votuesit pas partisë. Në të kundërtën, interesi i votuesve gjithmonë do të realizohet në “mandatin e ardhshëm”.

Populli i Kosovës në dy ciklet e fundit zgjedhor, në atë parlamentar dhe lokal, dëshmoi vetëdije dhe pjekuri të lartë politike, ku dha mesazh se shpërndarja e pushteteve është veprim i duhur dhe i shëndosh për shoqërinë.

Fatkeqësisht, kjo gjë nuk ka ndodhur me shqiptarët e Maqedonisë gjatë këtyre dy dekadave, të cilët çështjen e partisë dhe të votimeve e merr me shumë tifozllëk, duke mos vlerësuar atë se çka është përmbushur nga premtimet apo duke mos i marr parasysh dështimet e kandidatëve, por gjithçka e merr me emocione, inate, rivalitet, mosprishje të traditës së votimit, duke ia besuar votën, shpeshherë njerëzve të njejtë, qofshin ata të korruptuar, të padijshëm apo edhe të devijuar.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

talat xhaferi

Kryeministri Xhaferi në promovimin solemn të nëpunësve të rinjë policorë

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

INFO

NA NDIQ