Pothuajse 80% e mjekëve gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive

INA
INA

24/03/2024

Pothuajse 80 për qind e mjekëve në mbarë botën gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive, thuhet në një sondazh të kryer midis 15,000 mjekëve nga 11 vende
Një shumicë e konsiderueshme e mjekëve në mbarë botën ia atribuojnë gabimisht nikotinës efektet negative shëndetësore të pirjes së duhanit, duke penguar seriozisht përpjekjet për të detyruar më shumë se një miliard duhanpirës të lënë duhanin, sipas hulumtimit të kryer për të ofruar njohuri praktike për të përshpejtuar lënien e duhanit.

Edhe pse 78% e mjekëve të anketuar nga Kina, Gjermania, Greqia, India, Indonezia, Izraeli, Italia, Japonia, Afrika e Jugut, Britania e Madhe dhe SHBA, të paktën pjesërisht u pajtuan me pohimin se “te pacientët e rritur, pjesa më e madhe e dëmit të shkaktuar nga pirja e duhanit vjen nga djegia e duhanit dhe jo nga vetë nikotina”, që është një fakt i vërtetuar shkencërisht, kur pyetja është bërë në mënyrë specifike, mesatarisht 73% e mjekëve janë pjesërisht dakord që nikotina shkakton kancer të mushkërive, fshikëzës dhe kokës/qafës/stomakut, transmeton Telegrafi.

Më saktësisht, 78% e mjekëve të anketuar mendojnë se nikotina shkakton aterosklerozë, 77% e tyre thanë se shkakton kancer të mushkërive, pastaj 76% e mjekëve besojnë se nikotina është përgjegjëse për sëmundjen kronike obstruktive pulmonare (SPOK), 72% për defektet e lindjes, 71% për kancerin e stomakut në kokë/qafë, ndërsa 69% e tyre besojnë se nikotina është fajtore për kancerin e fshikëzës.Pothuajse në të 11 vendet e anketuara, të paktën 80% e mjekëve janë të interesuar në trajnimin për reduktimin/lënien e duhanit. Megjithatë, shumë prej tyre priren të përqendrohen në ndërprerjen e përgjithshme dhe jo në alternativa specifike ndaj pirjes së duhanit.Në të gjitha vendet, një shumicë e madhe mjekësh – duke filluar nga 71% në 94% – pajtohen se ndihma e pacientëve për të lënë duhanin është një prioritet. Mesatarisht, një e katërta e mjekëve deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë kurrë në trajnime për lënien e duhanit. Mungesa e mundësive dhe mungesa e ndërgjegjësimit janë arsyet më të zakonshme pse ata nuk ndjekin trajnimin për lënien e duhanit.

Hulumtimi u krye nga Sermo, një platformë e pavarur dhe udhëheqëse në njohuritë mbi praktikat e punonjësve të kujdesit shëndetësor, dhe u financua nga Fondacioni për një botë pa tymin e duhanit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound5507249110005448427

Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë

Mushkonja Mickoja

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

barnatore

“Cilat ilaçe duhet të ruhen në temperature dhome, cilat në frigorifer, cilat janë njëpërdorimshe dhe pse?”

vaksina-korona

OBSH: Vaksinat shpëtuan 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit

cezme-uji

“A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë? Mësoni si të neutralizoni shijen dhe erën e klorit në ujë”

trupi njeriut organet

Këto janë 6 organet e trupit pa të cilat mund të jetojë njeriu

kripa kryp

Studimet e tregojnë: Marrja e lartë e kripës lidhet me kancerin e stomakut

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

matje

Një hartë e re e krenarisë mesatare mashkullore ka dalë! Ne askund nuk jemi

INFO

NA NDIQ