Pse u sulmua me Kallashnikovë Top Channel duke vrarë një person

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/03/2023

Top Channel është përballur me një situatë të rëndë natën duke gdhirë dita e sotme pasi godinat e saj janë qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar që besohet se ishin mbi një Range Rover i cili pak më vonë u gjet i djegur.

Ngjarja ndodhi sot më 27 mars 2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, kur, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve, noa.al.

Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizionit Top Channel.

Sulmi me armë tronditi banorët e reality show Big Brother Vip 2. Ishte ora 01.00 kur breshëria e plumbave nga automatikë Kallashnikov u dëgjua ndjeshëm pranë tyre duke ngjallur frikë dhe ankth.

Policia tha se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Në autostradën e Kavajës, pranë Golemit, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve. Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura. Në makinë u gjetën edhe dy automatikë top Kallashnikov që u përdorën për atentatin./Noa.al

https://www.instagram.com/reel/CqSGFr0jtHZ/?utm_source=ig_web_copy_link

TË FUNDIT

Presidenti dhe kushtetuta

Durmishi: Anketa e fundit e porositur nga Artan Grubi

Serbia dëbon maqedonasen, reagon Shkupi zyrtar

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË