Plani i VLEN, çfarë po përgatitet?!

Picture of ina-online
ina-online

26/04/2024

“ Në mbrëmjen e 24 prillit, teksa Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja përhapte triumfalizëm, provokonte para selisë së VLEN-it, për shkak të diferencës prej 37 mijë votash në favor të tyre, liderët e opozitës shpallën fitoren me narrativën se ata janë përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve”, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas shkrimit, ata drejtpërsëdrejti theksuan se dallimi është rezultat i blerjes së votave të bashkësive më të vogla etnike dhe familjeve maqedonase të rrezikuara shoqërore. Ajo që tërheq vëmendjen është teza e Izet Mexhitit në postimin e tij në Facebook se gjithçka po shkon sipas planit dhe se VLEN po hyn në fazën tjetër të strategjisë për fitoren finale më 8 maj.

Duke pasur parasysh se Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së dhe e di shumë mirë se si funksionojnë makineritë e tyre, ne u përpoqëm të hetojmë se çfarë parasheh plani strategjik i VLEN-it. Gjegjësisht, një javë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, strategët e fushatës së Arben Taravarit thuhet se kanë vendosur të ndryshojnë taktikë.

Ndonëse kanë fshehur kontigjente votuesish që kanë shprehur vullnetin për të votuar Taravarin më 24 prill, vlerësimi është se nëse do të dilnin në pah në raundin e parë, do të binin pre e BDI-së, që do t’i bënte presion me instalimet dhe kërcënimet e tyre policore kundër familjeve të tyre për t’i votuar më 8 maj. Kështu ata zgjodhën taktikën e “syve të rremë”.

Për shkak se me kandidimin e Osmanit, BDI-ja me vetëdije punoi kundër mundësisë që me mbështetjen e tyre Taravari të hynte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vendosën të bëjnë “game change”. Për të mos vënë në pikëpyetje fitoren në zgjedhjet parlamentare, me vetëdije i dhanë krye BDI-së.

Sipas burimeve të larta në opozitën shqiptare, theksojnë për Zhurnal se kjo i jep atyre një avantazh në disa drejtime.

Së pari, ata nuk i rrezikuan votuesit dhe mbështetësit e tyre që kanë besim tek ata, së dyti, zbuluan se në cilat mjedise sociale BDI i dëboi votuesit me metoda jodemokratike, së treti i japin BDI-së një perceptim të rremë të brendshëm se ata kanë përparësi. Tani selia e VLEN-it e di saktësisht se ku duhet të veprojë, për të bërë një kthesë dhe për të tronditur BDI-në dhe partnerët e tyre të koalicionit më 8 maj.

TË FUNDIT
2 orë
Republika: Kryetari i FFM-së dyshohet se ka dhënë ryshfet në Kërçovë në favor të një partie në pushtet!?
3 orë
Mërigmtarët po vijnë për të votuar
5 orë
Dokumentet personale mund të merren edhe nesër
6 orë
Ambasadori i Maqedonisë në Moskë nuk shkoi në inaugurimin e Putinit
6 orë
"Nëse je musliman mos voto" - sërish fletushka dhe grafite nëpër Çair të Shkupit (FOTO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Fronti Europian e mbajti tubimin përmbyllës! Hoxha e Thaçi me fjalor më të ashpër, reagon Kasami
6 orë
Tentim për grabitje në ambientet e komunës së Çairit, ku mbahej materiali zgjedhor
2 ditë
Pishina e premtuar në Kërçovë ka mbetur si deponi bërlloku ! (FOTO)
1 ditë
Ilir Meta: VMRO është kundër “Ballkanit të Hapur”, nuk është ajo VMRO-ja e torollakut Mijallkov
1 ditë
“Treni Bullgar” në Likovë, Demiri kërkon përgjegjësi
11 orë
Në Ohër sot do të votojnë 239, ndërsa në Debërcë 34 persona të moshuar dhe të pafuqishëm

LEXO MË SHUMË

IMG_1902

Republika: Kryetari i FFM-së dyshohet se ka dhënë ryshfet në Kërçovë në favor të një partie në pushtet!?

kufi-1

Mërigmtarët po vijnë për të votuar

pasaporta dokumente personale

Dokumentet personale mund të merren edhe nesër

kremlin-putin

Ambasadori i Maqedonisë në Moskë nuk shkoi në inaugurimin e Putinit

mesazhe mos voto

“Nëse je musliman mos voto” – sërish fletushka dhe grafite nëpër Çair të Shkupit (FOTO)

komuna e cairit

Tentim për grabitje në ambientet e komunës së Çairit, ku mbahej materiali zgjedhor

qeveria

Ditët e festave si ditë jopune në Maqedoni gjatë 2024

fletvotime-zgjedhje

Qytetarët nesër do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës në linjë telefonike pa pagesë

kuaj derven hiking

Me kuaj në malin e thatë të Dërvenit, destinacioni që po mahnit turistët

INFO

NA NDIQ