Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

Picture of INA
INA

26/04/2024

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i hedh poshtë akuzat e kreut të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se ka skenarë për bojkotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Tha se në raundin e parë e kanë marrë mesazhin e qytetarëve dhe i thirri që të dalin në mënyrë masive në raundin e dytë.

Kjo nuk është e saktë. Unë dje kisha një mesazh shumë të qartë edhe në tubimin në Saraj edhe në atë në Çuçer Sandevë dhe të njëjtën gjë do ta përsëris tani. I thërras të gjithë votuesit që të dalin në mënyrë masive në zgjedhjet më 8 maj dhe ta mbështesin kandidatin për president, Stevo Pendarovskin dhe koalicionin Për ardhmëri Europiane në zgjedhjet parlamentare. Prandaj presim një përkrahje shumë të madhe në raundin e dytë, ne e morëm mesazhin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale për të gjitha gabimet e bëra në 7 vitet e fundit”, tha Kovaçevski.

Mickoski në tubimin e djeshëm në Kërçovë tha se LSDM përgatit skenarë të zinj me bojkot të zgjedhjeve për të mos arritur censusin e nevojshëm, dhe se ka oferta ndaj BDI-së dhe se në këmbim t’i japin mbështetjen e tyre në zgjedhje.

Të dy, më duhet të them se janë skenarë të disfatës. Skenari i parë është bojkot të zgjedhjeve ndërsa përgjigja më e mirë do të ishte dalja masive në këto zgjedhje. Skenari i dytë është që të luajnë me plagët e Maqedonisë dhe oferta zemërgjera ndaj BDI-së në dëm të Maqedonisë nga ana e LSDM-së për paraqitje të dy partive si partnerë dhe përkrahje të ndërsjellë në zgjedhje”, tha Mickoski.

Nëse i shohim rezultatet e votimit, mund të shihet se LSDM në këto zgjedhje është në minus të thellë. Nëse do ta sjellë kjo Kovaçevskin në pozitë që të dorëhiqet nëse i humb zgjedhjet edhe në raundin e dytë, Kovaçevski tha se për këtë do të vendosin organet e partisë.

“Në lidhje me përgjegjësinë në të gjitha zgjedhjet, te ne me Statut në mënyrë të qartë është rregulluar mbajtja e kongresit për llogaridhënie ku do të bëhet analizë e rezultateve dhe pastaj zgjedhje ku do të kërkohet prononcim për presidentin e partisë por edhe për organet e tjera të partisë, përfshirë edhe Bordin qendror”.

Mickoski në ditën e zgjedhjeve deklaroi hapur se ka pasur bisedime me opozitën shqiptare. Edhe Kovaçevski thotë se ka kontakte dhe bisedime edhe me parti të tjera, pa treguar konkretisht se me kë ka folur.

TË FUNDIT
13 minuta
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor
19 minuta
Situata me “Pertusis” në Kumanovë, vazhdojnë thirrjet për vaksinim
22 minuta
Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare
7 orë
Arrestohen dy persona, dyshohen për blerje votash, i’u gjetën 20 mijë euro dhe armë
8 orë
Deklaratat e Konjufcës për zgjedhjet në Maqedoni, shefi i ti i kabinetit demanton: Intervista u cungua (FOTO)

ME TE LEXUARA

18 orë
Veprimtari kërçovar nga Çikago: Shqiptarët duhet ta bëjnë ndryshimin, këtë e kërkon edhe Amerika si demokraci
9 orë
Nuri Bexheti: “E kemi duruar Serbinë, e durojmë edhe Kurtin edhe një mandat”
1 ditë
Pishina e premtuar në Kërçovë ka mbetur si deponi bërlloku ! (FOTO)
15 orë
Miliarderi dibran nga Amerika, Selim Rusi përkrah Koalicionin VLEN: Është koha për “Ndryshim”!
22 orë
Alarmi i shërbimeve sekrete: Plani sekret i Rusisë për sulme të shtrira në të gjithë Europën
11 orë
Taravari: Pasi ta formojmë Qeverinë, do të jemi pranë jush
18 orë
Ademi: Fronti Europian, digë e fuqishme për të mbrojtur perspektivën europiane! Vota për të tjerët është votë drejtpërdrejtë për VMRO-në
8 orë
Deklaratat e Konjufcës për zgjedhjet në Maqedoni, shefi i ti i kabinetit demanton: Intervista u cungua (FOTO)

LEXO MË SHUMË

Escobar Lajcak

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

spitali kumanoves

Situata me “Pertusis” në Kumanovë, vazhdojnë thirrjet për vaksinim

moti-1

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare

policia-mk

Arrestohen dy persona, dyshohen për blerje votash, i’u gjetën 20 mijë euro dhe armë

Glauk Konjufca

Deklaratat e Konjufcës për zgjedhjet në Maqedoni, shefi i ti i kabinetit demanton: Intervista u cungua (FOTO)

nuri bexheti

Nuri Bexheti: “E kemi duruar Serbinë, e durojmë edhe Kurtin edhe një mandat”

nezir kraki

Kraki: Disa media që raportuan për anëtarësim e Kosovës në KIE janë të njëjtën linjë me Serbinë

Menduh Thaci

Thaçi: Mickoski po më lutë, por ëndërr mos të shoh se e lë Ali Ahmetin dhe Frontin

agim nesho

“Ali Ahmetit nuk i falet mbështetja për Ballkanin e Hapur”, Nesho: BDI duhet të shkojë në opozitë

INFO

NA NDIQ