QKC: Mungojnë 340 zjarrfikës, automjetet janë mesatarisht të vjetra 27 vjet, më e vjetra është e vitit 1966

Picture of INA
INA

06/06/2023

Në vend mungojnë 340 zjarrfikës, ndërsa automjetet kundër zjarreve që përdorin janë mesatarisht të vjetra 27 vjet. E njëjta situatë është edhe me autoambulancat të cilat i kemi 263, mesatarisht 12 vjet të vjetra dhe vetëm 30 nga automjetet e tilla të furnizuara janë të reja, ndërsa të tjerat janë blerë “të përdorura”.

Këto janë rezultatet e hulumtimeve më të fundit dhe bazave të të dhënave të të gjitha autoambulancave dhe automjeteve për mbrojtje kundër zjarreve si dhe numrin e zjarrfikësve në të gjitha 34 njësitë në vend, të publikuara nga Qendra për Komunikime Civile (QKC).

Rezultatet e hulumtimit treguan se më pak se numri minimal i parashikuar ligjor i zjarrfikësve ka në 16 nga 34 njësi kundër zjarreve në vend.

Më së shumti zjarrfikës, më shumë se 200 i mungojnë kryeqytetit të Shkupit. Njësia e Shkupit ka 190, ndërsa duhet të ketë 405 zjarrfikës. Më pas renditen Kumanova – ku ka 33 zjarrfikës më pak se sa parashikon ligji, Manastiri me 21 zjarrfikës më pak dhe Tetovë ku mungojnë 17 zjarrfikës.

Përkundrazi, Resnja qëndron më së miri me gjashtë zjarrfikës mbi numrin e parashikuar sipas ligjit dhe disa komuna që secila kanë nga 4 zjarrfikës më shumë se minimumi: Gostivari, Struga, Kërçova dhe Dellçeva.

Automjeti më i vjetër kundër zjarreve prej 57 vitesh është kamioni TAM i vitit 1966 i njësitit të Vallandovës. Analiza madje tregon se pasojnë katër vetura vetëm një vit më të reja, të prodhuara në vitin 1967: dy mercedes në Makedonska Kamenicë dhe Manastir dhe nga një TAM dhe FAP në Kriva Pallankë dhe Demir Hisar. Nga llojet e automjeteve, më të përfaqësuar janë kamionët FAP që janë rreth 50 automjete, mesatarisht të vjetra 39 vjet, pasuar nga 28 Lada Niva mesatarisht të vjetra 23 vjet.

Ndryshe, rreth 34 njësi kundër zjarreve kanë gjithsej 284 automjete, nga ato që shuajnë zjarre deri në cisterna për ujë dhe automjete për transportimin e zjarrfikësve dhe pajisjeve.

Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit “Monitorimi i furnizimeve publike” i cili zbatohet nga Qendra për Komunikime Civile, ndërsa financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

TË FUNDIT

Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

VLEN “Problemet familjare” BDI të mos i shpalosë si tensione ndëretnike

E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut

Kasami: Gjuhën e kemi fituar me gjak!

Lëshohet në përdorim rruga e Butiqeve në Tetovë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË