Raporti i Freedom House: Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim

Picture of INA
INA

11/04/2024

Pavarësisht një viti të turbullt për shoqërinë civile dhe qytetarët e Kosovës, pozita e këtij vendi në rrugën drejt demokratizimit ka mbetur e njëjtë me atë të vitit të kaluar, është thënë në raportin më të ri të organizatës ndërkombëtare, Freedom House për nivelin e demokracisë në disa rajone të Evropës dhe Azisë.

Problemet me Serbinë janë përmendur si ndër pengesat kyçe në rrugën e Kosovës përpara.

Në vlerësimin për vitin 2023, prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik dhe 7-ta më të lartin, Kosova vazhdon t’i ketë 3.29 pikë.

Sa u përket vendeve të rajonit, Shqipëria dhe Kroacia nuk kanë ndryshuar, po ashtu, pozitë, ndërsa Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë shënuar rënie në rrugën drejt demokratizimit.

Përveç Kroacisë, vendet tjera të Ballkanit janë në listën e vendeve me regjim hibrid të qeverisjes, sipas vlerësimeve të Freedom House, organizatës me seli në Uashington.

Megjithatë, Kosova përmendet si vend me regjim hibrid të drejtuar kah demokracia, Serbia kah autokracia, ndërsa Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina si të përziera në të dyja anët.

Protestat në veri, incidenti në Banjskë, marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Në pjesën për Kosovën, në raport përmendet se më 2023, mospajtimet me Serbinë kanë hyrë në një fazë të re të përshkallëzimit të tensioneve.

“Protestuesit serbë të Kosovës janë përleshur dhe i kanë plagosur 30 trupa të NATO-s në maj, dhe serbë të armatosur kanë kryer sulm në shtator, në të cilin janë vrarë katër persona, përfshirë një zyrtar policor”, është thënë në raport.

Vlerësimi ka qenë referencë për protestat e majit në tri komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – si shenjë kundërshtimi për hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale, si dhe për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në të cilin është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe në shkëmbim e sipër të zjarrit edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Millan Radoiçiq, i cili besohet se tani është në Serbi, dhe për të ekziston një fletarrestim ndërkombëtar prej Agjencisë Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për organizim dhe kryerje të sulmit, mirëpo Beogradi zyrtar i hedh poshtë vazhdimisht akuzat.

TË FUNDIT
2 orë
VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)
2 orë
Ish-kryeministri i Turqisë Erbakan: Nëse i fuqishmi s' ka të drejtë, për shtetin duhet të konsiderohet askushi
3 orë
Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
3 orë
Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte
5 orë
Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë

ME TE LEXUARA

5 orë
Planifikoni të shpërnguleni në Gjermani, ja sa kohë ju shkon duke kërkuar banesë

1 ditë
Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%
2 orë
Ish-kryeministri i Turqisë Erbakan: Nëse i fuqishmi s' ka të drejtë, për shtetin duhet të konsiderohet askushi
1 ditë
Politika po e përdor UÇK-në, të cilën e lanë pa status e në mjerim
2 orë
VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)

LEXO MË SHUMË

vlen llogo

VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)

thumbs_b_c_d633ffcf3051579b943f98cbf5b670e9

Ish-kryeministri i Turqisë Erbakan: Nëse i fuqishmi s’ ka të drejtë, për shtetin duhet të konsiderohet askushi

IMG_1641

Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte

mali-i-zi

Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë

gjermani jeta

Planifikoni të shpërnguleni në Gjermani, ja sa kohë ju shkon duke kërkuar banesë

stevo pendarovski zheline

Pendarovski nga Zhelina: Njëri opsion është Maqedonia pa konflikte ndëretnike, tjetri është rrezik për ndarje dhe tensione

arben taravari

Taravari: Ahmeti me “shkues” te VMRO – ja për koalicion pa kushte

taravari shkup

Taravari: Në qeverinë e re, rininë do t’a kemi prioritet (FOTO)

INFO

NA NDIQ