VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)

Picture of INA
INA

30/04/2024

Paralajmërimi për tubimin përmbyllës për një ditë në Tetovë, ka shkaktuar përplasje në mes Frontit Europian dhe VLEN-it.

Këta të fundit sot në një kumtesë për media thonë se Artan Grubi po shpërndan informacione të rrejshme me qëllim për të mashtruar opinion dhe për të hedhur pluhur syve ndaj qytetarëve shqiptarë.

Nga VLEN thonë se ata do ta mbajnë tubimin qendror më 6 maj në sheshin “Iliria” në Tetovë.

“Siç po duket BDI nuk mund të pajtohet me realitetin se vendi nuk mund të funksionojë sipas dëshirave personale të Artan Grubit dhe si ja do qejfi Ali Ahmetit, por se shteti funksionon sipas ligjit”.

“Andaj ju njoftojmë se Koalicioni VLEN do të mbajë tubimin e tij qëndror më 6 maj në Sheshin Iliria në Tetovë. Kjo është caktuar në formë ligjore duke bërë fillimisht kërkesë deri tek Komuna e Tetovës, e cila më datë 18 prill ka dhënë pëlqimin e saj që VLEN të mbajë tubimin e saj në sheshin e Tetovës. Këtë e dëshmojmë me dokumentin e pëlqimit të dhënë nga ana e Komunës së Tetovës. Po ashtu, sipas të gjitha normave juridike, në kohë është informuar edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë. Fronti i BDI-së duhet ta dijë se institucionet shtetërore nuk janë pronë private e Artan Grubit e Ali Ahmetit që ata të shfrytëzohen sipas dëshirës së tyre e për interesat e tyre personale. Por ka rregulla dhe ligje se si mund të veprohet në të. E as Tetovën nuk e kanë pronë të Babës, por Tetova është pronë e qytetarëve dhe funksionon sipas ligjeve”.

“Andaj bëjmë me dije se njoftimet të cilat “Fronti Europian” i shpërndan nëpër rrjete sociale dhe nëpër pres konferenca janë veprim i drejtpërdrejtë i Artan Grubi në koordinim me Ali Ahmetin. Për çka dyshojmë se këto veprime të partisë së Ahmetit mund të kenë edhe për qëllim nxitjen dhe shkaktimin e incidenteve fizike mes qytetarëve shqiptarë. Këtë nuk do ta lejojmë dhe kërkojmë nga qytetarët që të mos bien prehë e këtyre mashtrimeve dhe provokimeve, ndërsa nga institucionet kompetente kërkojmë që të merren masa në kohë për të parandaluar çdo skenar fatkeq të planifikuar nga Artan Grubi!”, thonë nga VLEN.

Dje reagoi edhe Fronti Europian, prej ku paralajmërimin për tubimin qendror në Tetovë nga VLEN, e quajtën provokim dhe kërkuan që të tërhiqen. (INA)

TË FUNDIT
1 orë
Taravari: Deri të premten pritet të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë
2 orë
Këshilli Gjyqësor me reagim për Mickoskin: Çdo ndërhyrje në pushtetin e gjyqësorit paraqet rrezik
2 orë
Donika Gërvalla deklarohet rreth zhvillimeve aktuale për Kosovën në Këshillin e Evropës
3 orë
Taravari citon profetin Muhamed: Mirësia është shenjë besimtari...
3 orë
Ramadani: Kreu i BDI-së duan anarki, duan pozita dhe poste për të vjedhur

ME TE LEXUARA

1 ditë
Quçukov: BE po jep sinjale se Maqedonia mund të ndahet nga pakoja me Shqipërinë në procesin negociues
8 orë
Mot me diell dhe i ngrohtë ,me temperaturë deri 25 gradë
1 ditë
NË HAXH KËTË VIT DO TË SHKOJNË 2020 BESIMTARË MYSLIMANË NGA VENDI
5 orë
Ndërron jetë një avokat në Gjykatën Civile në Shkup
2 ditë
Aliu: Viti i parë i qeverisjes do ti dedikohet integrimit evropian, VLEN më e bashkuar se çdoherë
24 orë
“Secili duhet të bëjë pjesën e vet të punës”, mesazhi nga samiti i liderëve rajonalë dhe të BE-së

LEXO MË SHUMË

arben taravari

Taravari: Deri të premten pritet të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë

hristijan mickoski

Këshilli Gjyqësor me reagim për Mickoskin: Çdo ndërhyrje në pushtetin e gjyqësorit paraqet rrezik

Donika Gervalla

Donika Gërvalla deklarohet rreth zhvillimeve aktuale për Kosovën në Këshillin e Evropës

arben taravari

Taravari citon profetin Muhamed: Mirësia është shenjë besimtari…

rexhail ramadani

Ramadani: Kreu i BDI-së duan anarki, duan pozita dhe poste për të vjedhur

vlen llogo

VLEN: Paniku është i kuptueshme, por keqpërdorimi i funksionit dhe presioni ndaj gjykatës e patolerushme!

Screenshot_20240517-140702~2

Krasniqi ekstradohet në Maqedoninë e Veriut, pjesë e “Grupit të Kondovës”

граната-1-

Gjendet një granatë e pa shpërthyer që nga Lufta e Parë Botërore

policia spitali tetove

E tmerrshme! Bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga një lartësi në Tetovë

INFO

NA NDIQ