Reagon producentja e serialit ‘Rrushe’, e zbulon pse u vendosën titrat shqip-shqip

Picture of INA
INA

26/05/2023

Producentja dhe aktorja kryesore e serialit “Rrushe” ka folur në lidhje me reagimet e fundit pas vendimit për ta titruar serialin kosovar në televizionin shqiptar, Top Channel.

Ajo tha se arsyeja kryesore pse vendosën ta titronin serialin është për t’ua mundësuar personave me dëgjim të dobët që ta shijojnë serialin.

Ndërsa, arsye tjetër, thotë ajo, është edhe përdorimi i zhargonit në serial, që jo çdokush mund ta kuptojë.

“Duke parë debatet që ka ngjallur titrimi i serialit “Rrushe” në Top Channel, mund të them që arsyeja kryesore pse kemi vendosur të kemi titrim ka qenë ofrimi i mundësisë që serialin të mund ta përcjellin dhe ta shijojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë apo personat me dëgjim të dëmtuar. Veç kësaj, ata që e kanë parë serialin, e kanë vërejtur që për hir të origjinalitetit, në serial, përveç gjuhës dialektore, përdoren edhe lokalizmat, zhargoni, “slang”-u, etj., që jo domosdo kuptohet nga të gjithë, prandaj është menduar që titrimi për transmetim në Top Channel të bëhet sa më afër gjuhës standarde, në mënyrë që çdo detaj i dialogjeve të kuptohet nga gjithë audienca shqiptare, siç është praktikë në shumë vende të botës me diversitet gjuhësor”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, diversiteti gjuhësor “veç na pasuron më shumë si komb, nuk na ndan”.

https://www.facebook.com/doresa/posts/10224236694090367

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË