Sali: Nesër pritet të merret vendim për sigurimin e mjeteve për ilaçin Trikafta për 30 pacientë me fibrozë cistike

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Shkurt, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përmes publikimit në profilin në Fejsbuk informoi se pritet gjatë ditës së nesërme të merret vendim për sigurimin e mjeteve për ilaçin “trikafta” për 30 pacientë me fibrozë cistike.

“Në seancën e djeshme të qeverisë inicova sigurimin e mjeteve financiare për ilaçin “trikafta” për 30 pacientë me fibrozë cistike. Pritet gjatë ditës së nesërme të merret vendim për sigurimin e mjeteve. Ne vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin e të gjithë pacientëve”, ka shkruar Sali.

Furnizimi, siç theksojnë nga MSH, do të zhvillohet në disa faza, ndërsa në kuadër të fazës së parë pritet që gjatë ditës së nesërme të merret vendimi për sigurimin e mjeteve për ilaçin “trikafta” për 30 pacientë me fibrozë cistike.

Asociacioni për Fibrozë Cistike përmes Fejsbukut ka paralajmëruar protestë të re të shtunën nga ora 12 para Qeverisë, me të cilën sërish do të kërkojnë të sigurohet terapi për pacientët me fibrozë cistike.

Thirrja për protestë vjen pasi që Asociacioni në fund të dhjetorit mbajti protestë para Ministrisë së Shëndetësisë. Nga atje kërkuan që të sigurohet terapia e re për të sëmurët, por edhe kanë paralajmëruar për problemet me vonesën e terapisë ekzistuese, si dhe problemet me shtrimin në spital të këtyre personave.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ