Serwer: SHBA të favorizojë miqtë e saj në Ballkan, Serbia nuk shkëputet nga Rusia

ina-online
ina-online

21/03/2024

Profesori nga SHBA, Daniel Serwer, ka reaguar pas deklarimit të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova.

Serwer ka bërë thirrje për një qasje më të qartë nga SHBA në mbështetje të aleatëve të saj në Ballkan, në kontekstin e një lidhjeje të pandryshuar të Serbisë me Rusinë.

‘Ambasadori amerikan vlerëson bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe forcave serbe, edhe pse presidenti serb ka deklaruar qartazi ambiciet e tij për aneksimin e mundshëm të Kosovës. Si mund të rekoncilohen këto qëndrime? Nuk është e ndërlikuar. Serbia e shfrytëzon bashkëpunimin për të përfituar nga stërvitjet dhe të mësuarit e inteligjencës, që më pas mund t’i përdorë kundër interesave të NATO-s në rajon, dhe me siguri ia raporton gjetjet Moskës’, pohon ai.

Serwer pohon se SHBA-ja duhet të rishikojë qasjen e saj ndaj Serbisë dhe të sfidojë aspiratat e saj, si dhe të atyre ruse, për ekspansion etno-territorial.

‘Është koha të ndalemi nga mbështetja e Beogradit që ka treguar vazhdimisht se është i lidhur me Rusinë. Vuçiq ka treguar që nuk do të hezitojë të vepron kundër Kosovës në momentin që i përshtatet,’ thekson profesori amerikan.

Serwer sugjeron disa hapa konkret që SHBA-ja duhet të marrë, duke filluar nga theksimi i nevojës për drejtësi në rastin e incidenteve të sponsorizuara nga Beogradi në territorin e Kosovës, mbështetja e Prishtinës në objektivat e saj ndërkombëtare, dhe një qëndrim i fortë kundër manipulimeve të mundshme në zgjedhjet serbe.

Ndërsa politikanë dhe analistë në Beograd kanë komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Christopher Hill.

Ata thonë se Serbia po zhvillon partneritet me NATO-n, por se presidenti serb Vuçiq është zotuar se Serbia nuk do të jetë anëtare e asnjë aleance ushtarake.

‘Serbia sot është shumë më afër aleancës së NATO-s sesa Kosova, sepse ne punojmë me ushtrinë serbe çdo ditë, kemi pasur stërvitje, kemi pasur stërvitje dhe një sërë gjërash të tjera’, tha ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

vucic

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

INFO

NA NDIQ