SHBA akuzon kompaninë Apple se ka monopolizuar tregun/ Si duhet ta lexojmë këtë lajm të bujshëm?

ina-online
ina-online

22/03/2024

Departamenti i Drejtësisë në SHBA akuzoi kompaninë Apple se ka monopolizuar tregun e smartfonëve, në një proces gjyqësor të rëndësishëm kundër gjigantit të teknologjisë. Sa rrezikon kompania e famshme nga kjo padi?

nne Witt, profesoreshë e drejtësisë në shkollën e biznesit EDHEC në Francë, thotë se vendimi mund të përmblidhet thjesht si “një lajm jo i mirë për Apple” – por ajo gjithashtu thotë se ka një ndryshim thelbësor midis kësaj padie dhe gjobës që vendosi Bashkimi Europian ndaj Apple.

“Ndërsa agjencitë evropiane të konkurrencës hetojnë dhe vendosin për rastin, autoritetet amerikane antitrust nuk e kanë këtë fuqi – por duhet të bindin një gjyqtar se kompania ka deformuar konkurrencën”.

“Kjo është jashtëzakonisht e vështirë për t’u bërë dhe hera e fundit që një gjykatë amerikane shpalli fajtore për monopol një kompani ‘Big Tech’ daton që nga viti 2001… pa dyshim që Apple do të luftojë në gjykatë akuzat e Departamentit të Drejtësisë të SHBA”.

Ajo thotë se padia është një shenjë se gjërat po “bëhen shumë të pakëndshme” për firmat e mëdha të teknologjisë si Apple, pas veprimeve të ngjashme diku tjetër.

“Ndërsa autoritetet amerikane antitrust ishin më të ngadalta për të shqyrtuar se sa homologët e tyre evropianë, gjërat ndryshuan në vitin 2019, kur Departamenti i Drejtësisë i SHBA dhe Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA (FTC) ndanë detyrën për hetimin e [firmave të mëdha të teknologjisë] sipas ligjeve amerikane antitrust”.

“Departamenti i Drejtësisë mori Google dhe Apple, dhe FTC mori Facebook dhe Amazon, dhe tani ka padi në pritje kundër të katër kompanive”.

“Implikimet e mundshme janë shumë serioze – ndërkohë që Komisioni Evropian tenton të vendosë gjoba financiare, autoritetet amerikane antitrust po ndjekin mjete juridike strukturore në disa nga këto raste… që do të thotë se ata po kërkojnë nga gjykatat që të copëzojnë këto kompani”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tik tok

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

google

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

iphone- telefon mobil

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

tik tok

TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

meta-logo-1

Meta paditet për reklama të rreme investimesh në Japoni

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

meta-logo-1

Meta-s i bie vlera për 190 miliardë dollarë

google

Google investon 600 milionë euro për ruajtjen e të dhënave

tik tok

Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

INFO

NA NDIQ