Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, çfarë duhet të keni kujdes

INA
INA

10/07/2023

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese.

Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera.

Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Si ndikon vapa tek organizmi

Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë.

Sipas të dhënave nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari.

Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën.

Rrezatimi

Nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta.

Për sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër.

Ky rrezatim ndalon që në momentin kur temperatura e ajrit i përafrohet asaj të trupit.

Rrezatimi është një proces që kërkon një qarkullim më të centralizuar të gjakut sidomos në zonën e lëkurës.

Kjo e bën zemrën të rrahë më shpejtë dhe të pompojë më shumë gjak.

Avullimi

Çdo molekulë djerse që avullon nga lëkura merr me vete nxehtësinë e tepërt.

Në një ditë pa lagështi, avullimi i djersës (një sasi e barazvlefshme me një lugë çaji) e freskon ndjeshëm të gjithë gjakun.

Por kur lagështia rritet në mbi 75%, avullimi i djersës bëhet tepër i vështirë.

Shëndeti i zemrës dhe përballja me vapën

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave.

Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa.

Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për tu përballur me vapën.

Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë.

Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit.

Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

Si të luftoni vapën

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë.

Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla.
Share

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vaksina-korona

OBSH: Vaksinat shpëtuan 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit

cezme-uji

“A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë? Mësoni si të neutralizoni shijen dhe erën e klorit në ujë”

trupi njeriut organet

Këto janë 6 organet e trupit pa të cilat mund të jetojë njeriu

kripa kryp

Studimet e tregojnë: Marrja e lartë e kripës lidhet me kancerin e stomakut

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

matje

Një hartë e re e krenarisë mesatare mashkullore ka dalë! Ne askund nuk jemi

shtatzan

Ilaçi për humbjen e peshës mund të rrisë ndjeshëm ovulimin (FOTO)

Arra

Pesë lloje të ushqimeve që ulin nivelin e sheqerit në gjak

KAFE

A është më mirë të pini kafe të nxehtë apo të ftohtë?

INFO

NA NDIQ