Shpallet fletarrest ndërkombëtar për të arratisurin nga Idrizova, do të bëhet kontroll i jashtëzakonshëm në burg

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/01/2023

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, pas rastit të mbrëmshëm ku një i dënuar ka qëlluar me armë zjarri një polic të burgjeve dhe është arratisur gjatë transportimit në spital, ka njoftuar se do të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në INP Idrizovë dhe do të marrë masat përkatëse për të gjitha parregullsitë e konstatuara për të përcaktuar se përse nuk është ofruar ndihma e policisë për shoqërimin në spital.

Ata thonë se do të përcaktohet nëse ka ndonjë përgjegjësi për transportimin e të dënuarit, si dhe për lëshimet që çuan në një rrjedhë të tillë të të gjithë ngjarjes. Gjithashtu theksojnë se është lëshuar urdhër për shpalljen e fletarrestit ndërkombëtar për të arratisurin.

Drejtoria përmes një komunikate ka thënë se mbrëmë rreth orës 23:20 gjatë përcjelljes së personit të dënuar B.M.(36) nga INP “Idrizovë” për në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza” për shkak të lëndimit në dorën e djathtë, në autostradën për Shkup në pikën e karburantit Lukoil, automjeti zyrtar është kapur nga një mjet tip “Audi” ngjyrë gri pa targa që i ka zënë rrugën.

“Në atë moment i dënuari i ka marrë pistoletën e shërbimit nga këllëfi i policit të burgut I.H i cili drejtonte furgonin, ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur në pjesën e poshtme të barkut. Për shkak të plagosjes drejtuesi ka ndaluar mjetin, dhe personi i dënuar është arratisur me automjetin e pasagjerëve “Audi”. Punonjësit e policisë së burgjeve rastin e kanë raportuar në SPB Shkup”, sqaron Drejtoria.

Punonjësi i policisë së burgjeve që është plagosur është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa pjesëmarrësit e ngjarjes janë intervistuar nga autoritetet e MPB-së.

Ndryshe, i arratisuri është B.M nga Tetova dhe i njëjti është dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, prej tyre 19 për vrasje dhe dy për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai e vuan dënimin që nga 28 dhjetori 2020 dhe skadon më 17 prill 2040.

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË