Shqiptarët me shanse të pabarabarta në zgjedhje, flasim për mungesë ujë e kanalizimi

Picture of ina-online
ina-online

02/05/2024

Shkruan Fatos Rushiti

Partitë politike shqiptare konkretisht edhe në këto zgjedhje në raport me partitë maqedonase hynë me shanse jo të barabarta në zgjedhje. Kjo pasi sistemi zgjedhor bazuar në ndarjen territoriale dhe vetë trupi elektoral shkon në favor të maqedonasve.

Kur kësaj i shtojmë edhe ikjen e votuesve jo shqiptarë pra të turqve, romëve, boshnjakëve e serbëve tek partitë e mëdha maqedonase VMRO dhe LSDM bëhet e dhe më e qartë pamundësia e shqiptarëve që të rrisin forcën parlamentare me më shumë deputet. Por kur jemi tek kryeneqësia e liderëve tanë politikë dhe inatet që i karakterizojnë, kësaj radhe kishin shansin historik të çonin kandidatin për president në rrethin e dytë po të ishin bashkuar dhe të kishin kandiduar një personalitet të vetëm publik të pranueshëm nga të gjitha komunitetet siç ishte rasti me Arben Taravarin. Kjo pasi pritej se presidenti aktual Stevo Pendarovski vetëm se ishte në rënie ekstreme tek çala maqedonase dhe nga ana tjetër një kandidat shqiptarër në rrethin e dytë të presidencialeve do të luante karta ndryshe sa i përket marrjes dhe udhëheqjes me pushtetin tek pala maqedonasse.

Përetj kësaj kur jemi tek sistemi zgjedhor, diskriminimi shihet aq hapur tek ndarja territoriale mes njësive zgjedhore kur eksponohet trupi elektoral shqiptar. Njësia numrë 6 edhe përskaj asaj se në çdo zgjedhje tejkalon minimumin e nevojshëm prej +5% ndërsa tek njësitë me shumicë maqedonase 3 dhe 4 tejkalohet minimumi prej -%5 përqind, nuk ka vullnet politik pët të balancuar që të mos diskriminohen shqiptarët sa i përket trupit votues për nxjerrjen e një deputeti me deri 10 mijë vota ndërsa tek pala maqedonase një deputet shkon edhe me 6 mijë vota. Tek në zgjedhjet e 2016-ës pati kalim te një pjese te territorit tek njësia 6 por ironik është fakti se Kërçova si qytet edhe pse bie në njësinë e 5 ndërsa fshatarat përrreth bien në njësinë e 6. Diskirminim sa i përket territorit kemi edhe tek njësia 2 dhe 1 ku komuna e Butelit udhëhiqet nga një maqedonas snga fakti se pjesë të territorit të banuara me shqiptarë i kanë kaluar komunës së Shuto Orizares. Diskirminimi territorial vërehet edhe në Kumanovë dhe Likovë, kur po të ishte bashkuar komuna rurale e banuar me 99 % shqiptarë atëhereë Kumanova do të udhëhiqej nga shqiptarët sepse numri i banorëve do të shkonte në 58-59 %.

Kur jemi tek fuqia parlamentare partitë politike shqiptare do të ishte ideale të insistonin të rrisnin numrin e deputetëve në bazë të rritjes së trupit votues e jo të lidhemi për mëshirën e palës maqedoanse përmes ndryshimit të territorit. Shembull më i përafërt është Shqipëria e cila është e ndarë në 12 qarqe zgjedhore ku në zgjedhjete fundit Tiranës si qarku më i madh me rritjen e trupit votues i’u rrit numri i deputetëve nga 32 në 33 ndërsa një deputet iu mor qarkut të Kukësit.

Neve vazhdimisht pranojnë sistemin unitar të shtetit por shtrohet pyetja pse të mos kemi kërkesa të mëdha politike për një parlament dydhomsh ku dhoma e lartë të kishte pjesë të barabartë të deputetëve(senatorëve) mes maaqedonasev dhe shqipatrëve. Edhe pse ekziston mekanizmi i votimit të dyfishtë në Komitetin për Marrëdhënie Ndëretnike por shumë rrallë ose fare nuk aktivizohet me vite ndonëse është mekanizëm kushtetues dhe ligjor. BDI së fundmi flet se do të ketë shumicë në këtë komitet duke kandiduar në lista fituese dhe

persona na komuniteti rom dhe turk, por këtë e thotë pasi i ka humbur shanset për të qenë në pushtet duke pasur kundështrimin betonizues të VMRO-së e cila me shumë gjasa do të qeverisë me shtetin. BDI për 8 vite sa ishte në pushtet heshti për aktivizimin e Komitetit për Marrëdhënie Ndëretnike.

Në këtë rast pse të mos kërkohej në vend të kësaj regjinalizimi apo dhe një kantonizim i shtetit për të mos pasur diskriminim sa i përket zhvillimit të barabartë rajonal. Partia në pushtet BDI bën lojëra vazhdimisht duke u thiruur në UÇk ndërsa me Likovën si baza e Luftës së 2001 dhe ku BDI vazhdimisht i fiton zgjedhjet duke keqpëdorur skajshëm dhe paturpësisht elektoratin e saj një pjesë e të cilit vjen direkt nga fronti i asaj lufte.

Rasti me vendimin qeveritar për ndarjen e 200 milion denarëve, apo mbi 3 milion eurove për Komunën e Likovës edhe atë në vitin 22 dhe mos zbatimin e kltij vendimi tregon për matrapazllëkun eministrave të BDI në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe pandjeshmërinë totale ndaj problemeve elemntare të banorëve të Likovës.

Ironia zmadhohet jo për metër katro por për në kub kur e di njeriu se Komuna Likovës e ka Pendën e saj dhe uji i pijshëm shkon për banorët Kumabovës e vetë Likova si fshat dhe të gjithë fshatrat përrrteh nuk kanë ujë të pijshëm. Me vjen tani parasysh takimi i rastëisishëm me kryetarin e Likovës në Shkup ditën që Qeveria mori atë vendim se si i qeshte fytyra e duke më thënë se më në fund u bë një punë e madhe. Por pas dy viteve kur Komuna e Likovës organizoi debat publik me qytetarër kryetari dhe zyrtarët komunla bashkë me këshilltarët flisnin për ujësjellsin dhe problmet elementare me instalimin e tij nëpër fshatrat e kësaj komune.

Kjo tregon vetë sistmin e diskriminimit të maqedonave ndaj shqiptarëve me vite të tëra dhe partia shqiptare në pushtet çirret e dridhet nëpër tubime duke i kërkuar votën shqiptarëve.

Fatkeqëisht BDI edhe pse ksihte pushtet historik për nga fuqia qeveritare me LSDM-në por atë e shfrytëzoi për vete, duke mos ditur me raste se çfarë të bëjë me atë pushtet siç ishte rasti me ministrinë e financave kur vazhdoi diskriminimi i hapur për ndarjen e mjeteve buxhetore ndaj shumë institucioneve kulturore, arsimore e shkencore si rasti me Universietine Tetovës dhe Nëna Terezë.

Problemet e akumuluara në dëm të shqiptarëve vështirë se mund të vien në shprehje që të zgjidhjen. Kjo mundtë bëhet vetëm nëse Qeveria e re ka koncept dhe vizin zhvillimor për krejt shoqërinë e jo vetëm të punohet gjithçka të sillet se si maqedonasit të përfitojnë e të dëmtohen shqiptarët. U ngopëm me ministra, kryeparlamentar e kryeministër shqptar, por kur do të ulemi të heqim pluhurin së pari nga shtëpia e oborri ku jetojmë, duke vazhduar me asfaltim, ujësjellës e kanalizim, e ku më me ndërtime banesore, për te bërë qytezë e qyetet Likovën, Haraçinën, Studeniçanin, Tearcën, Zhelinën, tej.

TË FUNDIT
1 ditë
Diplomacia e globalizimit
4 ditë
Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet...
4 ditë
Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh
5 ditë
Rikthimi i demagogut Rama në Athinë
5 ditë
Kushtrimi i Shqiptarisë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Diplomacia e globalizimit

LEXO MË SHUMË

nexhat

Diplomacia e globalizimit

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

Spartak Ngjela

Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh

Agim Nesho

Rikthimi i demagogut Rama në Athinë

suat saqipi

Kushtrimi i Shqiptarisë

selim ibrahimi

BDI tingëllojnë sikur qajnë që t’i marrë Mickoski

zgjedhje vota votime maqedoni

Çfarë mbresash lanë këto zgjedhjet e fundit në Maqedoni të Veriut ?!

anisa bahiti

Mesazhet që vijnë nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut!

rexhail ramadani

Shqiptarët kishin nevojë të çliroheshin nga kërcënimet e Ali Ahmetit

INFO

NA NDIQ