SHVL e UÇK-së kërkesë Ahmetit: Veproni në tejkalimin e situatës në komunën e Haraçinës

INA
INA

29 Maj, 2023

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Maqedoninë e Veriut i është drejtuar me një letër kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për të ndërhyrë në rastin e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve në komunën e Haraçinës.

Ja letra e plotë:

Duke patur parasysh që paralel me konfliktin dhe kërcënimet e komunave në Veri të Kosovës, një konflikt i cili nuk krahasohet me të lartshënuarën po ndodhë edhe në Komunën e Haraçinës. Fakti që hapsira, personeli dhe vet objekti i komunës ndodhet nën dyer të mbyllura, kjo le të nënkuptojm se komunikimi i ndërsjellë për zgjidhjen e kontestit të krijuar, ka qenë i pasuksesshëm dhe larg nga pritjet e dëshiruara.

Bashkëluftëtarët dhe qytetarët e tjerë të ndërgjegjshëm, jemi të shqetsuar nga situata dhe për hirë të së mirës së përgjithshme, kërkojmë edhe inkuadrimin direkt nga ana e juaj, që të mos na përsëriten momente nga e kaluara, ku shkaku i intervenimit të vonuar, pasojat ishin tepër të rënda.

Fakti që personat e përfshirë në këtë rast, kanë përmendur emrin tuaj, ata me siguri ju nderojn dhe si rezultat i kësaj, shpresojm të respektohet fjala dhe vendimi që do të merret, për të tejkaluar situatën e palakmueshme!

Parim i juaji ka qenë: Institucioni mbi individin dhe në asnjëmënyrë të mos lejohet dominimi i individit mbi institucionin.

Kërkojm që të shfrytëzoni autoritetin tuaj dhe të subjektit që drejtoni, duke shfrytëzuar mekanizmat juridike dhe vyrtytet e larta të kodit etik konform të drejtës zakonore, që të ndani kohë dhe të dilni me deklaratë të përbashkët, ku në shprehje do të vinte zgjidhja pozitive në interes të përgjithshëm”, thuhet në fund të letrës publike. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

INFO

NA NDIQ