Sot shënohet Dita e Evropës

Picture of INA
INA

09/05/2023

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.

Kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë, ku për nder të saj, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./ksp

TË FUNDIT

“Edhe pas vdekjes sime do ma përdorni emrin!” – Reagon Xhem Baruti pas zhurmës mediatike

Mickoski pas akuzave të Arsovskës: Shteti ka institucione – le të veprojnë!

Danella Arsovska: Luanat e VMRO-së po i mbrojnë komandantët e UÇK-së

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ushtar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË