Sot votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve

Picture of INA
INA

07/05/2024

Në prag të zgjedhjeve të dyfishta – raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare (8 maj), sot në vend do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale. Votojnë edhe të burgosurit, personat në paraburgim dhe në bashkësi jashtëmartesore, si dhe dy persona të zhvendosur.

Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është rritur numri i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm të cilët sot do të vizitohen nga anëtarët e këshillave zgjedhor për të votuar në kushte shtëpiake.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje deklaruan se në zgjedhjet presidenciale do të votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri është më i madh për 102 votues ose do të votojnë 11.225 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Gjithashtu, në 14 vendvotime në institucionet ndëshkuese-korrigjuese për zgjedhjet presidenciale duhet të votojnë 2.147 votues, ndërsa në listën zgjedhore për ato parlamentare janë regjistruar 2140 votues. Sot votojnë edhe 534 votues të vendosur në 20 institucione të kujdesit jashtëfamiljar, ndërsa në Listën zgjedhore janë regjistruar edhe dy persona të zhvendosur brenda vendit.
Votim në diasporë do të ketë vetëm për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në 31 vendvotime, ndërsa në certifikatat e veçanta nga Lista zgjedhore për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore apo zyrat konsullore janë të regjistruar 2.569 votues.

Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk do të realizohet për shkak se nuk është regjistruar numër i mjaftueshëm i qytetarëve tanë.

Më 8 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, përderisa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues. Dallimi në vota është 1.033, në përgjithësi për shkak të qytetarëve që arrijnë moshën madhore.

TË FUNDIT
6 minuta
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
7 minuta
Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!
18 minuta
Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë
2 orë
Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?
3 orë
Hiseni zgjidhet zëdhënës i LD-së, Mexhiti: Anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet për qeverinë e re

ME TE LEXUARA

5 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
1 ditë
Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar
4 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
1 ditë
Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare
3 orë
Hiseni zgjidhet zëdhënës i LD-së, Mexhiti: Anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet për qeverinë e re
1 ditë
Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe
2 orë
Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?

LEXO MË SHUMË

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

najcevska

Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?

izet mexhiti

Hiseni zgjidhet zëdhënës i LD-së, Mexhiti: Anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet për qeverinë e re

IMG_2216

Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

gordana siljanovska

Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit

kuti votimi zgjedhje

Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

INFO

NA NDIQ