Mbrojtja nga lloji i ri i Kovid-19, “kraken”, është identike me ato paraprake. Është e nevojshme qasje serioze e qytetarëve dhe respektim i rekomandimeve të dhëna. Ato janë mbajtja e maskës në institucione shëndetësore, në hapësira të mbyllura siç është transporti publik, si dhe shmangia e hapësirave të mbyllura të stërmbushura me njerëz, thotë në një deklaratë për MIA-n drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Ngjitëse dhe Gjendje Febrile, Milena Stevanoviq.
Në vend është regjistruar rasti i parë “kraken” te një pacient nga Gjevgjelia. Pritjet janë se ky lloj i virusit do të fillojë të oscilojë edhe te ne, si edhe në vendet e tjera, por, siç thekson Stevanoviq, nuk ka vend për panik.
“Ajo nuk ndihmoi as në trendet më të larta të zhvillimit të pandemisë, prandaj nuk do të ndihmojë as tani”, tha Stevanoviq.