Të rinjtë i ikin blegtorisë

Picture of INA
INA

25/04/2024

Edhe anëtarët e tjerë të shoqatës së blegtorëve ankohen për mungesën e krahut të punës. Përveç migrimit të të rinjve, në këtë shoqatë thonë se jetohet bukur nga blegtoria por të rinjtë nuk preferojnë këtë degë. Asnjë i ri nuk dëshiron që të merret me blegtori   

 

Dibër, 25 prill – Dibra dhe rajoni gjatë dekadave kanë patur një blegtori të zhvilluar. Pjesa perëndimore e vendit është përplot me kullosa verore por edhe kushte shumë të mira për dhentë gjatë sezonit dimëror. Pikërisht këta janë faktorët kryesor që në Dibër dhe rajon mund të jetohet nga blegtoria. Por viteve të fundit migrimi masiv i popullatës dhe kryesisht e të rinjve drejt për drejt ka ndikuar edhe në braktisjen në një pjesë të saj të blegtorisë, gjë që ka shkaktuar uljen e prodhimtarisë në këtë sferë. Problemi është prezent si në komunën e Dibrës ashtu edhe në komunën rurale Qendër Zhupë një territor i cili ka qenë më parë pjesë e komunës Dibër.

Shoqatat e blegtorëve dibran Dashi disa herë ka debatuar rreth këtij problemi meqë ngec zhvillimi i blegtorisë. Është një sferë e cila është fitimprurëse, thonë nga shoqata “Dashi”, por migrimi i të rinjve ka shkaktuar telashe të blegtorëve. Krahu i punës është problem meqë të rinjtë jo vetëm ata që migrojnë por edhe ata që janë në vendlindje, nuk preferojnë angazhimin e tyre në sferën e blegtorisë. Një nga blegtorët dibran Skënder Ame për shkak të mungesës së krahut të punës ka ulur dukshëm numrin e kopeve të dhenve. Sipas tij pothuajse të njëjtat probleme i kanë edhe blegtorët të tjerë të Dibrës dhe të rajonit.

“Vetëm për disa vite kemi ulje të numrit të dhenve nga 40 mijë në 30 mijë. Krahu i punës mungon. Mungojnë barinjtë por edhe mjeshtrit që përgatisin djathin e bardhë. Mbi katër dekada merrem me blegtori meqë jemi një familje blegtorësh dhe deri sot nuk kemi patur probleme kaq të mëdha me krahun e punës. Sot nuk kemi bari as nga viset kufitare të Shqipërisë me të cilët punonim deri para disa viteve. Migrimi i të rinjve por edhe interesi minimal për të punuar në këtë sferë është evident. Një situatë e këtillë drejtpërdrejt godet blegtorinë”, thotë Ame.

Edhe anëtarët e tjerë të shoqatës së blegtorëve ankohen për mungesën e krahut të punës. Përveç migrimit të të rinjve, në këtë shoqatë thonë se jetohet bukur nga blegtoria por të rinjtë nuk preferojnë këtë degë. Asnjë i ri nuk dëshiron që të merret me blegtori. Probleme kanë edhe vet familjet e blegtorëve. Pothuajse të njëjtat probleme i kanë edhe blegtorët nga Zhupa të cilët poashtu ankohen se edhe pse ka pagesa të majme për mjeshtrit që përgatisin djathin e bardhë nuk mund të gjendet një mjeshtër i nivelit të lartë. Për shkak të situatës ka një ulje drastike të blegtorisë në përgjithësi. Ky rajon ka më pak dhen dhe më pak lopë.

Duke marrë parasysh këta rrethana, fermerët janë të brengosur. Kjo ndikon edhe në uljen e prodhimeve të qumështit. Në krahasim me një vit më parë kur blegtorët dibran plasonin afro 2 ton qumësht lope në qumështoret e vendit, sot sipas shoqatës plasmani është ulur dhe është afro një ton e gjysmë. Blegtorët thonë se nuk ndikon as rritja e pagave për punëtorët në blegtori për të tërhequr krahun e punës. Ata shtojnë se nëse situata vazhdon e këtillë, rajoni më perëndimor i vendit do të vazhdoj të ulë numrin e bagëtisë meqë mungojnë punëtorët. Në bisedën që patëm me pronarët e disa qumështoreve u informuam se qumështi i lopës dhe i dhenve në Dibër dhe rajon ka një kualitet të lartë. Në qumështoren “Tërnica” ku plasohet pjesa më e madhe e qumështit potencojnë se janë të përgatitur të rrisin çmimin e qumështit por edhe t’ju mundësojnë investime për rritjen e bagëtisë të blegtorëve lokal por situata e mungesës së krahut të punës nuk mundëson realizimin e këtyre aktiviteteve. (koha.mk)

TË FUNDIT
5 orë
Ligj për ish pjesëtarët e UÇK-së nuk pamë 23 vjet, por pamë vetëm...
8 orë
Grubi: Më 8 maj votoni për mbrojtjen e UÇK-së, barazisë, MO-së...
9 orë
Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!
9 orë
Ahmeti: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit
10 orë
Thaçi: Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje, edhe mem thirr qetash unë shkoj

ME TE LEXUARA

14 orë
FOKUS: A ka mundësi që LSDM-ja ia ka ngatërruar llogaritë BDI-së për Badenterin?
24 orë
Punonjësit e mediave me paga nën mesatare
8 orë
Grubi: Më 8 maj votoni për mbrojtjen e UÇK-së, barazisë, MO-së...
16 orë
Kasami, Limani e Valbona takime me qytetarët në Kërçovë (FOTO)
13 orë
Kasami: Kërçova nuk do të jetë më peng i një njeriu
21 orë
Mbi 83.5 milionë euro përfituan katër klinikat private në Maqedoni gjatë 2023

LEXO MË SHUMË

Arsim-5-1068x601-750x430

Ligj për ish pjesëtarët e UÇK-së nuk pamë 23 vjet, por pamë vetëm…

artan grubi

Grubi: Më 8 maj votoni për mbrojtjen e UÇK-së, barazisë, MO-së…

FB_IMG_1714855035031

Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!

ahmeti ali

Ahmeti: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit

menduh thaci

Thaçi: Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje, edhe mem thirr qetash unë shkoj

policia kosoves

Në Ferizaj kapet “Grupi i Kondovës”, arrestohen tre pjesëtarë të saj /FOTO

arben taravari

Taravari publikon foton e kryeshefit të policisë në Gostivar në tubimin e BDI-së (Foto)

mexhiti izet

Mexhiti: Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin…

arben taravari

Taravari: Për të Gjithë ia VLEN Qeveria e Ndryshimit!

INFO

NA NDIQ