Thellohet bilanci, shkon në mbi 93 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë, çfarë dihet deri tani

INA
INA

23/03/2024

Të paktën 93 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr të premten një koncert rock në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

Një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesë, duke shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë pranë teatrit, por tani thuhet se është shuar kryesisht.

Grupi i Shtetit Islamik ka pretenduar se ka kryer sulmin dhe tha se përgjegjësit u arratisën.

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në këtë pretendim, ndërsa shtoi se e kishte paralajmëruar Rusinë për një sulm të mundshëm ndaj “mbledhjeve të mëdha” në Moskë në fillim të këtij muaji.

Ukraina ka mohuar çdo përfshirje me këtë ngjarje të rëndë. Pas ngjarjes, siguria në Rusi është forcuar ndërsa garda kombëtare është vënë në gatishmëri.

Në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale, shihet momenti kur 6200 të pranishëm që po ndiqnin një koncert të një grupi të muzikës rrok, alarmohen nga të shtënat me armë dhe tentojnë të largohen për të shpëtuar jetën.

Salla shpërtheu në flakë pasi autorët të cilët mendohet të kenë qenë 3 ose 5 persona hodhën edhe grantata.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

termet

Tërmet në Turqi

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

INFO

NA NDIQ