Qeveria amerikane ka thënë se TikToku duhet të shitet ose përndryshe do të përballet me një ndalim të mundshëm në vend.
Aplikacioni për shpërndarjen e videove, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues.
Kompania tha se një shitje e detyruar nuk do të ndryshonte rrjedhën e të dhënave ose qasjen e saj, raportoi BBC.
Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se të dhënat nga aplikacioni popullor mund të bien në duart e qeverisë kineze.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden dëshiron që ByteDance të heqë dorë nga TikToku për të krijuar një shkëputje të qartë nga Kina.
Një ndalim i aplikacionit u lajmërua për herë të parë nën ish-presidentin Donald Trump më 2020.
TikToku grumbullon sasi të mëdha të dhënash të përdoruesve të tij, ngjashëm me Instagramin dhe Tëitterin.