Turizmi vitin e kaluar i solli Shqipërisë mbi 4 miliardë euro

ina-online
ina-online

27/03/2024

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ekonomia shqiptare ka përfituar 4.1 miliardë euro të ardhura nga udhëtimet gjatë vitit të kaluar. Shifra, e cila përbën rekordin historik është rritur me 45 për qind krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2022, të ardhurat nga sektori i udhëtimeve, të cilat janë treguesi më i afërt i përfitimeve nga turizmi ishin 2.8 miliardë euro.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, turizmi tashmë është eksporti më i madh i Shqipërisë dhe burimi kryesor i valutës që hyn në vend. Të dhënat tregojnë se gjatë vitit të kaluar sektori i turizmit i la ekonomisë shqiptare një sufiçit valutor neto prej 1.8 miliardë eurosh. Kjo shifër është diferenca mes të ardhurave që të huajt shpenzojnë për turizëm në Shqipëri dhe shpenzimeve që shqiptarët bëjnë në udhëtimet e tyre jashtë shtetit. Sipas BSH, gjatë vitit 2023 shqiptarët shpenzuan 2.3 miliardë për udhëtime dhe turizëm jashtë Shqipërisë.

Rritja e turizmit, sipas bilancit të pagesave është arsyeja kryesore që po ul defiçitin e llogarisë korrente të vendit duke e çuar llogarinë korrente gati në ekuilibër neutral. Vitin e kaluar defiçiti korrent i vendit, treguesi që mat diferencën mes valutës që del nga Shqipëria dhe asaj që hyn në vend rezultoi vetëm 190 milionë euro ose më pak se 0.8 për qind e Prodhimit të përgjithshëm kombëtar.

Kjo është shifra më e ulët historike e defiçit korrent që nga rënia e sistemit komunist dhe sipas BSH është arsyeja e forcimit të lekut ndaj euros.

TË ARDHURAT NGA TURIZMI

Viti 2019 2.1 miliard euro

Viti 2020 989 mln euro

Viti 2021 1.9 miliard euro

Viti 2022 2.8 miliard euro

Viti 2023 4.1 miliard euro

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

kuvendi-i-shqiperise

Opozita kërkon interpelancë në Kuvend për dokumentarin e medias italiane, reagon Rama

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

INFO

NA NDIQ