Unë e dua armiku dhe jo “mikun”

Picture of INA
INA

02/05/2024

shkruan: Kalosh Ҫeliku

Përsëgjalli, e kam dashur armikun historik. Dhe, jo “vëllezërit” pushtues serb dhe turq. “Mikun”, i cili ditën më ka lëvduar para syve, dhe natën më ka spiunuar edhe me shpifje në polici si “armik” i shtetiti të “përbashkët”. Ose, mesdite ma ka djegur shtëpinë.

Para agimit, e ka djegur edhe “xhipin” dritereve të banesës, në lagjen “Ҫair” të Shkupit. Mesdite, më ka sulmuar fizikisht mes kalimtarëve në Shkup.

Punë tjetër është ajo, se: ai nuk më ka dashur mua si “armik”, por i ka dashur “miqtë” e mi besnik?! Shumë lirë, që për pak para më kanë shitur, për një vend pune, ose një post partiak në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”.

Shkaku, se: armiku im deri më Sot, përsëgjalli nuk më ka blerë me pak para, as vende pune, as edhe me poste partiake. Aqmëpak, më ka dashur dhe lëvduar para syve si shkrimtar shqiptar. Por, më ka përndjekur këmbakëbës Dje, edhe Sot: me “miqtë” e mi besnik përsëgjalli si shkrimtar shqiptar, edhe SotekësajDite. E, “miku” im besnik me “besë”, më ka shitur edhe pa para. Nuk e besoj, se: do të më blejnë me para, dhe poste partiake, edhe pas vdekjes.

Fatkeqësi familjare dhe kombëtare, është: kur sot, mu si Dje të delë si “mik”, edhe ndonjëri i gjakut të familjes. Fis, të cilin e ke përkrahur me vende pune, dhe poste partiake. Prandaj, edhe falë tyre si “miqë” besnik, në Luftën me Penë, jam ende gjallë si shkrimtar në Shkup.

Nateditë, me poezi erotike nën Rrap. Herë pas here, edhe matanë “Urës Gurit”, te “Parku i Grave”, nën dëllinjat e dikurshme djaloshare, Sot: të rritura Pisha.

Faleminderit, armikut. Që, pa ndihmën e tij nuk do t’i kisha shkruar gjithë këto libra. Jo. “mikut”, që nateditë më ka spiunuar në polici…

TË FUNDIT
22 orë
Diplomacia e globalizimit
4 ditë
Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet...
4 ditë
Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh
4 ditë
Rikthimi i demagogut Rama në Athinë
5 ditë
Kushtrimi i Shqiptarisë

ME TE LEXUARA

22 orë
Diplomacia e globalizimit

LEXO MË SHUMË

nexhat

Diplomacia e globalizimit

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

Spartak Ngjela

Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh

Agim Nesho

Rikthimi i demagogut Rama në Athinë

suat saqipi

Kushtrimi i Shqiptarisë

selim ibrahimi

BDI tingëllojnë sikur qajnë që t’i marrë Mickoski

zgjedhje vota votime maqedoni

Çfarë mbresash lanë këto zgjedhjet e fundit në Maqedoni të Veriut ?!

anisa bahiti

Mesazhet që vijnë nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut!

rexhail ramadani

Shqiptarët kishin nevojë të çliroheshin nga kërcënimet e Ali Ahmetit

INFO

NA NDIQ