Vaksinimi i detyrueshëm në Austri shtyhet për disa ditë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/02/2022

Nga data 1 shkurt, pra nga dita e martë do të duhej të aplikohej vaksinimi i detyrueshëm në Austri. Kështu ishte vendimi zyrtar i qeverisë. Por, kjo duhej të marrë kohë të paktën edhe për disa ditë.

Arsyeja: Megjithëse Parlamenti austriak ka miratuar me shumicë votash kërkesën për vaksinim të detyrueshëm, procesi legjislativ parlamentar nuk ka përfunduar ende!

Përpara se presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, të vulosë me nënshkrimin e tij detyrimin për të vaksinuar, do të duhej të votojë edhe komisioni parlamentar. Ky komision nuk mblidhet deri të enjten, më 3 shkurt.

Pas përfundimit të këtyre proceseve që më shumë quhen si detaje ligjore, pastaj pritet të hyjë në fuqi edhe ligji për detyrimin e vaksinuar. Sipas disa mediave austriake data pritet të jetë më 4 shkurt, ndërsa disa të tjera pohojnë se mund të jetë data 8 shkurt.

Por, një gjë është e qartë: Qeveria austriake duket shumë këmbëngulëse dhe nuk pritet të tërhiqet nga ky vendim.

Deri më tash, të paktën me një vaksinë kanë marrë rreth 83 për qind të qytetarëve në Austri. Vetëm 17 për qind e qytetarëve nuk pranojnë të vaksinohen.

Nga data 31 janar janë liruar masat për të pavaksinuarit, por ata nuk kanë të drejtën të gëzojnë lirinë e plotë, ashtu siç munden personat që janë vaksinuar me të paktën dy vaksina.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

gjermani-kufi

Tetovari porositi mallin 21 mijë euro në Gjermani, por doli se kompania ishte mashtruese

austri policia austriake

Vrasja e dyfishtë në skenën shqiptare të drogës në Bazel të Zvicrës

austri policia austriake

Austri: Goditi 42 herë me thikë ish të dashurën, 15 vjet burgim për shqiptarin e Kosovës

Emina Cunmulaj

Fuqia e një gruaje në zërin e Emina Cunmulajt

policia zvicer

15 vjeçari shqiptar që shokoi Zvicrën, përgatiste sulm terrorist – ja detajet e reja

Foto:Ilustrim

Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve (FOTO)

dubai

Ja sa mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe?

zvicra

Zvicra ka ngrirë asetet ruse me vlerë 5.8 miliardë franga

INFO

NA NDIQ