Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Picture of INA
INA

02/05/2024

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë gjatë afati kalimtar të verës.

Muriqi u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plotë 21 milionë euro për yllin prizrenas.

Megjithatë, sulmuesi shtatlartë, i cili luan te Mallorca në La Liga, do të luajë sërish në Superligën e Turqisë nga vera e këtij viti.

Sipas gazetës turke Aksam, Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahces, pasi gjiganti turk ka zgjedhur ish-lojtarin e tyre si idealin për të përforcuar skuadrën.Ndër informacionet e marra nga mediumi turk thuhet se edhe ylli i Kosovës është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet në Fenerbahce nëse palët bien dakord.

Edin Dzeko, i cili është një nga emrat që ka mbështetur skuadrën e tij me golat që ka shënuar këtë sezon, mund të largohet në fund të sezonit drejt Arabisë dhe Muriqi shihet si pasues ideal.

Muriqi aktualisht ka një vlerë tregu prej 15 milionë eurosh.

Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorcas për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime.

TË FUNDIT
21 orë
Juventusi, fitues i Kupës së Italisë
22 orë
Duka: Kemi aplikuar për Evropian në bashkëpunim me Serbinë
22 orë
“Zonja e Vjetër” zgjedh trajnerin e ri, kontratë 2-vjeçare dhe një rrogë “top”
22 orë
Jasir Asani nuk do të luajë asnjë ndeshje deri në nisje të “EURO 2024”?!
22 orë
Çavi: Dy lojtarë janë tejet të rëndësishëm për të ardhmen e Barcelonës

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

juve-600x450

Juventusi, fitues i Kupës së Italisë

Duka

Duka: Kemi aplikuar për Evropian në bashkëpunim me Serbinë

Juventus-800x450-1

“Zonja e Vjetër” zgjedh trajnerin e ri, kontratë 2-vjeçare dhe një rrogë “top”

Jasir Asani

Jasir Asani nuk do të luajë asnjë ndeshje deri në nisje të “EURO 2024”?!

xavi cavi

Çavi: Dy lojtarë janë tejet të rëndësishëm për të ardhmen e Barcelonës

Xhaka Taulant

Portieri provokoi tifozët, Taulant Xhaka i vërsulet në tunel për ta goditur

anceloti

Ancelotti tregon se cilët lojtarë aktualë të Realit mund të bëhen trajnerë në të ardhmen

fifa

Për shkak të Palestinës, FIFA mund të përjashtojë Izraelin

Lewandovski levandovski

Lewandowski pritet ta marrë “Topin e Artë 2020”

INFO

NA NDIQ