Veprimtari nga Nju Jorku, Harry Bajraktari takoi Escobarin në Departamentin e Shtetit

INA
INA

23/05/2023

Beqir Sina/INA

Veprimtari i dalluar i komunitetit, Harry Bajraktari gjatë një vizite private, është takuar në Washington, Departamentin e Shtetit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit (DAS) Gabriel Escobar, i cili mbikëqyr politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor, në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, shkruan ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, raporton Bota sot.

“Këtë javë, me djalin tim Naimin, patëm një vizitë të këndshme e të frytshme në Washington, me ndalesa në Capitol Hill dhe Departamentin e Shtetit,” shkruan ai ndërsa thekson se ka mbetur i kënaqur, nga ky takim veçanërisht nga biseda e hapur, që ka patur me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit (DAS) Gabriel Escobar, i cili mbikëqyr politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor, në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë, ai thotë se: “Unë, ofrova pikëpamjet e mia për disa nga shqetësimet dhe pritshmëritë që kanë shqiptarët e Kosovës për negociatat si dhe dyshimet për gatishmërinë e Serbisë, për të ecur drejt së ardhmes.”

Veprimtari nga Nju Jorku,shkruan po ashtu se ka folur me zotin Escobar, duke diskutuar shumë çështje, në radhë të parë për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për pjesën tjetër të rajonit.

“Për çka zoti Escobar, thotë Bajraktari, gjeti kohën dhe dha shpjegimet e tij për angazhimin e SHBA-së në mbështetje të Kosovës, ecurinë e negociatave me Serbinë dhe rrugën e mundshme të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.”

Harry Bajraktari më tej thotë, se ka patur edhe një diskutim të mirë për Shqipërinë. “E shpreha hapur shqetësimin tim se Shqipëria po bëhet një sistem njëpartiak, gjë që nuk është si duhet të funksionojë demokracia dhe sigurisht jo çfarë imagjinonin shqiptarët kur përmbysën komunizmin më shumë se 30 vjet më parë. Kjo nuk është çfarë meriton Shqipëria as nuk është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë.”

Ndihmës Sekretari i Shtetit, simbas Bajraktarit, ka konfirnuar edhe një herë se Shqipëria, është një aleat i rëndësishëm dhe do të gëzojë gjithmonë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. “Por, edhe ai nuk ishte i kënaqur me gjendjen e demokracisë sot, ndërkohë që shprehu shpresën se vendi do të gjejë rrugën për të përmirësuar demokraticinë dhe për t’u ofruar alternativa më të mira njerëzve.”

Duke cekur Maqedoninë, Malin e Zi si dhe pakicën shqiptare në Serbi, shkruan veprimtari nga Nju Jorku, Harry Bajraktari: “Ai përshkroi disa nga zhvillimet në rajon nga perspektiva e tij dhe se si ato ndikojnë në politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor”

Po simbas tij në fund, ai( Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit (DAS) Gabriel Escobar), këmbënguli që komuniteti shqiptaro-amerikan të përfshihet më shumë. Duke bashkëpunuar me Departamentin e Shtetit, mund të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për problemet ekzistuese në Ballkanin Perëndimor./bs/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

gjermani-kufi

Tetovari porositi mallin 21 mijë euro në Gjermani, por doli se kompania ishte mashtruese

austri policia austriake

Vrasja e dyfishtë në skenën shqiptare të drogës në Bazel të Zvicrës

austri policia austriake

Austri: Goditi 42 herë me thikë ish të dashurën, 15 vjet burgim për shqiptarin e Kosovës

Emina Cunmulaj

Fuqia e një gruaje në zërin e Emina Cunmulajt

policia zvicer

15 vjeçari shqiptar që shokoi Zvicrën, përgatiste sulm terrorist – ja detajet e reja

Foto:Ilustrim

Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve (FOTO)

dubai

Ja sa mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe?

zvicra

Zvicra ka ngrirë asetet ruse me vlerë 5.8 miliardë franga

INFO

NA NDIQ