Xhaka i gatshëm për t’i dhënë lamtumirën Arsenalit, nesër pritet të luajë ndeshjen e fundit

INA
INA

27 Maj, 2023

Granit Xhaka është gjithnjë e më afër rikthimit në Bundesliga.

Ish-mesfushori i Borussia Monchengladbachit është afër transferimit te Bayer Leverkuseni, shkruan Gazeta Express.

Derisa marrëveshja po shkon drejt finalizimit, në anën tjetër Xhaka po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Arsenalit.

Sipas “The Guardian”, 30-vjeçari nesër (e diel) do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e “Topçinjve”, ndaj Wolvesit. Njëherëshit kjo edhe do të jetë ndeshja e fundit për Arsenalin në Premierligë këtë sezon.

Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me ç’rast kosovari do të mund të përshëndetet me tifozët e klubit londinez.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit nga viti 2015. Deri më tani, ai ka zhvilluar 295 paraqitje në total, teksa ka kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy trofe të Superkupës së Anglisë. /Gazeta Express/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

futboll

Këto janë ekipet që shkojnë në garat evropiane dhe ato që bien nga Ligue 1

samir

Krutaj: Kam një endërr dhe një shpresë për klubin e zemrës “KF Bashkimi”

FB_IMG_1685817175685

Shkëndija e Haraçinës përmes penalltive plasohet në Ligën e Tretë-Veri

galtier-psg

PSG merr vendimin për të ardhmen e trajnerit, Murinjo drejt Francës

shkendija2

Shkëndija përforcon sulmin me një holandez

akil

Akil Gjakova i shtati në Grand Prix Taxhikistan

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

KASAMI

Sporti na bashkon/Durrësi, Ulqini, Bujanoci e Peja bëhen bashkë në Tetovë

osimhen

S’kishte dyshime, Osimhen sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A

INFO

NA NDIQ