YouTube po prezanton një ndryshim të rëndësishëm, kush nuk e respekton do të mbetet pa video

INA
INA

20/03/2024

Shumë kompani dhe platforma po shqyrtojnë mënyra për t’u marrë me përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale (AI).

Një nga gjërat kryesore, që shqetëson shumë njerëz, është se si të shënoni një material të tillë në mënyrë që të jetë e qartë se modeli i AI ka krijuar foton, videon ose një pjesë të tingullit.

YouTube tani ka nxjerrë disa rregulla të reja për etiketimin e videove të krijuara nga inteligjenca artificiale, transmeton Telegrafi.

Platforma tani do të kërkojë nga kushdo që të ngarkojë një video me pamje realiste të krijuar duke përdorur AI gjeneruese, për ta etiketuar siç duhet atë video për qëllime transparence.

YouTube e përcakton përmbajtjen realiste si “çdo gjë që një përdorues mund ta identifikojë lehtësisht si një person, ngjarje ose vend real”.

Këto etiketa do të fillojnë të shfaqen në YouTube gjatë javëve të ardhshme, fillimisht në aplikacionin celular, më pas në desktop dhe në TV. Ato do të jenë të dukshme në përshkrimin e videos.

Kur bëhet fjalë për tema më “të ndjeshme” (të tilla si lajmet, zgjedhjet, financat dhe shëndetësia), YouTube do ta vendosë etiketën direkt në luajtësin e videos për ta bërë atë më të dukshme.

Etiketat e AI nuk do të jenë të nevojshme nëse përmbajtja është dukshëm joreale ose nëse ndryshimet janë të parëndësishme.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tik tok

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

google

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

iphone- telefon mobil

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

tik tok

TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

meta-logo-1

Meta paditet për reklama të rreme investimesh në Japoni

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

meta-logo-1

Meta-s i bie vlera për 190 miliardë dollarë

google

Google investon 600 milionë euro për ruajtjen e të dhënave

tik tok

Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

INFO

NA NDIQ