Zgjedhjet e 7-ta presidenciale, kush do të zgjedhet president i ardhshëm

Picture of ina-online
ina-online

24/04/2024

Zgjedhjet e sotme presidenciale janë të shtatat që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Pesë presidentë janë ulur deri tani në karrigen presidenciale. Presidenti i parë Kiro Gligorov dhe presidenti aktual Gjorge Ivanov kanë mbajtur dy mandate, ndërsa Boris Trajkovski dhe Branko Crvenkovski, si dhe Stevo Pendarovski, i cili sërish kandidon për kryetar të shtetit, kanë pasur nga një mandat.

Mandati i parë i presidentit Kiro Gligorov u dha në bazë të zgjedhjes nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në përputhje me vendimet e atëhershme kushtetuese dhe pasardhësit e tij u zgjodhën në zgjedhje të menjëhershme.

Zgjedhjet e para presidenciale në Republikën e Maqedonisë u mbajtën më 16 tetor 1994, njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhje morën pjesë dy kandidatë, ndërsa në raundin e parë fitoi Kiro Gligorov me 715.087 vota, përkatësisht 78,4 për qind, si kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja. Kundërshtari i tij, Ljubisha Georgievski, i mbështetur nga VMRO-DPMNE, ka fituar 197.109 vota, pra 21,6 për qind.

Zgjedhjet e dyta presidenciale në Republikën e pavarur të Maqedonisë u mbajtën në vitin 1999. Në këto zgjedhje nuk kandidoi presidenti i mëparshëm Kiro Gligorov dhe fitoi Boris Trajkovski, kandidat i VMRO-DPMNE-së. Në raundin e parë morën pjesë kandidatët – Muarem Nejipi, Vasil Tupurkovski, Muhamed Halili, Tito Petkovski, Stojan Andov dhe Boris Trajkovski. Në raundin e dytë fitoi Boris Trajkovski me 582.808 vota, ndërsa Tito Petkovski 513.614 vota ose 52.40 për qind kundrejt 46.18 për qind.

Zgjedhjet e treta presidenciale në 2004 u mbajtën para kohe për shkak të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski. Raundi i parë u mbajt më 14 prill 2004 dhe i dyti më 28 prill 2004. Në zgjedhje morën pjesë katër kandidatë – Branko Cërvenkovski i mbështetur nga LSDM-ja, Sashko Kedev nga VMRO-DPMNE, Gëzim Ostreni nga BDI, Zudi XHelili nga PDSH. Në këto zgjedhje fitoi Branko Cërvenkovski me 550.317 vota ose 62,6 për qind ndaj Sashko Kedevit me 329.179 vota ose 37,4 për qind.

Zgjedhjet e katërta presidenciale u mbajtën më 22 mars dhe 5 prill 2009, në të njëjtën kohë me zgjedhjet për pushtetin vendor. Në zgjedhje marrin pjesë shtatë kandidatë: Gjorge Ivanov i mbështetur nga VMRO-DPMNE, Ljubomir Fërçkoski nga LSDM, Imer Selmani nga Demokracia e Re, Ljube Boshkoski si kandidat i pavarur, Agron Buxhaku nga BDI, Nano Ruzhin nga LDP dhe Mirushe Hoxha nga PDSH. Në këto zgjedhje presidenciale fitoi Gjorge Ivanov me 453.616 vota ose 63.14 për qind.

Zgjedhjet e pesta presidenciale u mbajtën më 13 dhe 27 prill 2014. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën njëkohësisht me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i dytë u zhvillua më 27 prill 2014 ku garuan Gjorgje Ivanov dhe Stevo Pendarovski.

Në këto zgjedhje të pesta presidenciale, kandidati i VMRO-DPNME-së, Gjorgje Ivanov, fitoi me 534.910 vota ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski me 398.077 vota. Përveç Pendarovskit dhe Ivanovit, në këto zgjedhje presidenciale kanë marrë pjesë edhe Zoran Poposki i mbështetur nga GROM dhe Ilyaz Halimi nga PDSH.

Zgjedhjet e gjashta presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj 2019, në të cilat Stevo Pendarovski fitoi me 435.656 vota ose 53,59 për qind. Këto ishin zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, e cila e zgjidhi kontestin e emrit me Greqinë dhe vendi u emërua Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këto zgjedhje presidenciale, përveç Stevo Pendarovskit, morën pjesë Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka, të mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të shtatë presidenciale të mbajtur sot, qytetarët mund të zgjedhin mes shtatë kandidatëve Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrevski. Në raundin e parë fitues mund të jetë kandidati që ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve, pra 907.159 vota.(INA)

TË FUNDIT
44 minuta
Qoku: Një prind që e voton Musa Xhaferin dhe Merkon, nuk mendon për fëmijën e vet
57 minuta
Pishina e premtuar në Kërçovë ka mbetur si deponi bërlloku ! (FOTO)
2 orë
Kasami porosi krerëve të Frontit: Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët
2 orë
Menduh Thaçi: Jam ekspert për dezinfektimin e moçaleve, si baktere e parazitë (VIDEO)
2 orë
Sela: Më 8 maj do t’i tregohet Hristijan Mickoskit se shqiptarët vet vendosin për fatin e tyre

ME TE LEXUARA

12 orë
Mexhiti në kafe me deputetët e Vetëvendosjes: Erdhi dita! (FOTO)
2 orë
Sela: Më 8 maj do t’i tregohet Hristijan Mickoskit se shqiptarët vet vendosin për fatin e tyre
8 orë
Nga shpallja e zgjedhjeve antikorrupsioni ka konstatuar 45 shkelje
2 orë
Menduh Thaçi: Jam ekspert për dezinfektimin e moçaleve, si baktere e parazitë (VIDEO)
8 orë
Beqiri për EURONEWS: MË 8 maj duhet të ndëshkohet epidemia e egër e korrupsionit e ushtruar nga BDI dhe Fronti Europian
2 orë
Kasami porosi krerëve të Frontit: Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët
23 orë
Ligj për ish pjesëtarët e UÇK-së nuk pamë 23 vjet, por pamë vetëm...
8 orë
Apasiev: “Levica” kundër “Kosovizmit” dhe “Bullgarizmit” të Maqedonisë!

LEXO MË SHUMË

bekim qoku

Qoku: Një prind që e voton Musa Xhaferin dhe Merkon, nuk mendon për fëmijën e vet

IMG_1838

Pishina e premtuar në Kërçovë ka mbetur si deponi bërlloku ! (FOTO)

Bilall Kasami

Kasami porosi krerëve të Frontit: Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët

menduh thaci

Menduh Thaçi: Jam ekspert për dezinfektimin e moçaleve, si baktere e parazitë (VIDEO)

ziadin sela

Sela: Më 8 maj do t’i tregohet Hristijan Mickoskit se shqiptarët vet vendosin për fatin e tyre

ali ahmeti tetove

Ali Ahmeti: Me një fishekzjarrë që gjuajti Mickoski unë gjuajta me top dhe nuk ka më të shtëna! (VIDEO)

Ibrahim Kolari

Ibrahim Kolari: Dibranët do ta bëjnë ndryshimin, edhe ata nga Amerika e Evropa thonë se tani është koha

arben taravari

Taravari: Jam kategorikisht kundër çdo hakmarrje politike…jam kategorikisht pro Përgjegjësisë Para Ligjit!

gashi mergimtaret autobus

Gashi pret në stacion mërgimtarët që erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj

INFO

NA NDIQ