Nga shpallja e zgjedhjeve antikorrupsioni ka konstatuar 45 shkelje

Picture of ina-online
ina-online

05/05/2024

Vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative, i cili në disa raste ka përfunduar në favor të komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, na inkurajon dhe na jep shtytje në punën tonë, thotë kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për Radio Europa e Lirë.

E pyetur se sa denoncime janë bërë te antikorrupsioni që nga fillimi i fushatës e deri më tani për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe konkretisht çfarë lloj shkeljesh janë, ajo tha se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, përkatësisht parlamentare e deri më sot janë ngritur gjithsej 45 raste në fushën e parandalimit të korrupsionit. Poashtu njoftoi se nga institucionet shtetërore janë pranuar rreth 400 kërkesa lidhur me kërkesën për mendim se çfarë mund të bëjnë apo jo gjatë procesit zgjedhor, gjegjësisht fushatës zgjedhore.

“Nga ky numër 45 raste kanë të bëjnë me ekzistimin e dyshimeve për shkelje të kryera në procesin zgjedhor, 41 raste, përkatësisht kallëzime, të cilat kanë të bëjnë me procedurat e punësimit, dyshimin për punësim, fillimin e procedurës disiplinore, ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Katër raste i referohen ekzistimit, dyshimit për pagesa të jashtëzakonshme të kryera nga institucionet shtetërore. Për mbajtjen e paraqitjeve publike janë dy lëndë”, theksoi Dimitrovska.

Lidhur me procedurat për abuzime të mundshme me automjetet shtetërore Dimitrovska tha se deri në afatin e paraparë të dhëna për automjetet që i shfrytëzojnë kanë dorëzuar 20% e institucioneve.

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi siguruar të dhëna për 1 557 institucione shtetërore. Institucionet që kishin nevojë, pra detyrim për të dhënë të dhëna për automjetet që përdorin, deri në afatin e përcaktuar ligjërisht, që ishte 24 shkurt 2024, kanë paraqitur 402 institucione, që nënkupton diku rreth 20-25% e institucioneve të kërkuara që kishin detyrim ligjor për të dorëzuar këto të dhëna. Pas afatit të përcaktuar ligjor, kanë paraqitur 88 institucione”, deklaroi Dimitrovska.

Ajo shtoi se nga prokuroria publike janë informuar se për rreth 22 raste të ngritura nga antikorrupsioni është në vazhdim e sipër zbatimi i aktiviteteve, përkatësisht puna në to, që siç tha ajo do të thotë se presin që të kenë një aktgjykim në bazë të një numri më të madh të raporteve të dorëzuara nga Komisioni Shtetëror./REL

TË FUNDIT
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
2 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
4 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
5 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
6 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

ME TE LEXUARA

10 orë
Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi
16 orë
Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima
10 orë
Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe
15 orë
“Kosova është demokraci funksionale”, Doris Pack: Ndihem thellësisht e turpëruar nga qeveria e vendit tim, Gjermanisë
10 orë
Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime
15 orë
Deputeti gjerman: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit
7 orë
Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!
15 orë
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti flet me ambasadorin britanik – e falenderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

aleksandar dashtevski kshz

Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime

Screenshot_2024-05-18-15-32-20-219_com.android.chrome-edit

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

Screenshot_2024-05-18-15-00-13-294_com.facebook.katana-edit

Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi

INFO

NA NDIQ