Zyrtarë të BDI-së kontrabandë me makina, dyshohen për përfshirje dy doganier?

Picture of ina-online
ina-online

28/04/2024

Gazetar: Adnan Qaili/Alsat

Sipas informacioneve të portalit Vecer.mk, zyrtarë të BDI-së kanë kryer kontrabandë të makinave duke e dëmtuar buxhetin e shtetit me qindra miliona euro. Duke u thirrur në burime në doganë, portali shkruan se bëhet fjalë për Kompaninë “SA”, pas së cilës qëndron Suad Alija, pronar i dyqaneve të mallrave shtëpiake “Homax”, i cili bashkëpunon me dy doganierët Mensur Curri dhe Besnik Osmani.

“Doganieri, në vend që t’i referohet vlerësimit të katalogut nga sistemi evropian, gjatë zhdoganimit deklaron se nuk ka klasifikim referues për një automjet të tillë dhe e zbaton zhdoganimin në bazë të faturës. Ajo faturë që pranon në kontratë me importuesin, Kompania ‘SA’ është e falsifikuar për një shumë dukshëm më të ulët. Në vend që të bëhet pagesa me transferim bankar, falsifikohet një dokument që tregon se makina është paguar me para në ‘cash’ ose është falsifikuar një transaksion tjetër pagese”, thuhet në publikimin e portalit Veçer.mk.

Burime doganore sqarojnë për “Veçer.mk” procesin në të cilin duhet të ketë importues, doganierë, por duhet të ketë edhe policë. Kur importojnë automjete luksoze, importuesi, në këtë rast kompania “SA” kontakton personat të doganës Mensur Curri dhe Besnik Osmani për të rënë dakord për të llogaritur një normë doganore dhe tatim më të ulët se vlera e katalogut të makinës, thuhet në publikimin e portalit.

“Doganieri i pranon dokumentet dhe e zhdoganon automjetin me çmim dukshëm më të ulët, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit. Kjo skemë vlen për automjetet më të shtrenjta, luksoze ku diferenca në tarifat doganore është më e madhe dhe varion nga 10.000 deri në 30.000 euro për automjet. Për shembull, nëse duhet paguar një doganë prej 30,000 euro, ata pranojnë të paguajnë 5,000 euro në emër të taksës dhe detyrimit të importit, dhe pjesën tjetër e ndajnë. Automjetet luksoze importohen nga Kompania ‘SA’ dhe më pas rishiten në treg. Skema është zhvilluar nga doganierët Mensur Curri dhe Besnik Osmani, të cilët janë të afërt me administratën doganore, ku ende drejtor është Stefan Bogoev nga LSDM”, thuhet më tej në publikimin e portalit veçer.mk

Në dhjetor të vitit të kaluar u shkatërrua një tjetër kanal për kontrabandën e makinave luksoze.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup në dhjetor të vitit 2023 pati njoftuar se ka ngritur padi kundër 18 personave fizikë dhe një personi juridik për kontrabandë të automjeteve luksoze me vlerë prej mbi gjysmë milioni euro./Alsat.mk

TË FUNDIT
1 orë
Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv
1 orë
Do të ketë rivotim në vendvotimin 2101 në komunën e Zhelinës, KSHZ pranon ankesën e VLEN-it
1 orë
Reagon Fronti Evropian pasi KSHZ pranoi ankesat ku tentohet t’i merren dy deputet
2 orë
Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet...
2 orë
Lirohet çmim i naftës dhe benzinës në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ademi: Siljanovska në fjalinë e parë shkeli Kushtetutën
3 orë
Ambasada e SHBA: Mbetemi të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut
21 orë
Mishel nga Brukseli i zhgënjyer me Siljanovska-Davkovën që nuk përdori emrin kushtetues
1 ditë
Taravari: Ky vend meriton më në fund një Qeveri që të punojë për njerëzit!
7 orë
Gllavçev dhe Radev pas inaugurimit të Siljanovska-Davkovës: Marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze
1 ditë
Fjalimi i Presidentes/ Reagon Athina zyrtare: Maqedonia e Veriut shkeli Marrëveshjen e Prespës!
3 orë
Çerneva: Vështirë që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në

LEXO MË SHUMË

Shkolla idrizove Jurumleri Njegosh

Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv

KSHZ-Komisioni

Do të ketë rivotim në vendvotimin 2101 në komunën e Zhelinës, KSHZ pranon ankesën e VLEN-it

zejdrexhepi

Reagon Fronti Evropian pasi KSHZ pranoi ankesat ku tentohet t’i merren dy deputet

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

derivate nafta dizeli benzin

Lirohet çmim i naftës dhe benzinës në Maqedoninë e Veriut

tetova-spitali-modular

Rasti për spitalin modular në Tetovë kthehet në rigjykim, familjarët shpresojnë të zbardhet e vërteta

vesela-cerneva

Çerneva: Vështirë që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në

ambasada-SHBA

Ambasada e SHBA: Mbetemi të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

qeveria

Ndryshimet kushtetuese as që diskutohen! Çfarë resorësh do të kërkojë VLEN-i nga VMRO-ja?

INFO

NA NDIQ