10 këngët më të mira të Tina Turner dhe historitë prapa tyre

INA
INA

25/05/2023

Tina Turner, e cila vdiq në moshën 83 vjeç, krijoi shumë këngë me kombinimin R&B, funk, rok dhe pop.

Këngët kanë gjurmët nga historia e saj e marrëdhënies së trishtë me burrin e parë te rikthimi i fuqishëm në vitet 1980.

Disa prej këngëve të saj më të famshme:

1. River Deep, Mountain High

Tina gjeti suksesin me burrin e saj në vitin 1960 dhe një nga kryeveprat erdhi gjashtë vjet më vonë kur producenti Phil Spector kërkoi të punonte me të.

Kënga arriti në vendin e tretë në Britani.

2. Proud Mary

Kjo këngë bëri bujë në SHBA. Arriti në vendin e katërt dhe fitoi çmimin Grammy, shkroi BBC.

3. Nutbush City Limits

Muzika e këngës ishte kujtim nostalgjik nga fëmijëria e saj. Tri vjet pasi kjo këngë doli, Tina e la burrin e saj pas vitesh vuajtjeje nga abuzimi.

4. Let’s Stay Together

Tina filloi sërish dhe e ndërtoi veten si solo artiste pas ndarjes nga burri, Ike. Momenti kulmues i rikthimit të saj do të vinte kur takoi dy anëtarë të grupit elektro-pop Heaven 17.

5. What’s Love Got to Do With it

Ajo e çimentoi statusin si solo artiste me këtë këngë. Kjo i dha Tinës numrin një në listën e SHBA-së për të vetmen herë si e para dhe fitoi Grammyn.

6. Private Dancer

Pasi e realizoi këngën, Tina pati thënë se nuk e kishte kuptuar se ajo ishte për një punonjëse seksi.

“Kur isha me Iken, kur heshtja për të shmangur një argument, kur qëndroja me të pavarësisht se doja të largohesha, këtë mendoja kur e këndoja këngën, dhimbjen kur bën diçka që nuk do, çdo ditë”, ishte shprehur ajo duke thënë se secili e shet veten në një mënyrë.

7. We Don’t Need Another Hero

Kjo këngë u paraqit në filmin e Mel Gibronit “Mad Max Beyond Thunderdome”.

Ishte një hit tjetër, duke arritur në numrin dy në SHBA dhe duke marrë një nominim për Grammy dhe një çmim Ivor Novello.

8. The Best

Ishte e shkruar nga Bonnie Tyler, por mbeti hit i vogël. Më pas, Tina i shtoi një zë më të fuqishëm dhe u bë një nga këngët e saj më të famshme dhe himnet e dekadës.

9. Steamy Windows

Një tjetër këngë e fuqishme dhe feministe e Turnerit.

10. GoldenEye

Tingulli kryesor i James Bondit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për çdo artist. Pas suksesit të Tinës në nominimin për Oscar, producentët e Bondit e thirrën atë për debutimin në 007.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

getoar luizi

Po vjen, Getoari dhe Luizi bëhen bashkë (Video)

vesa romeo

Vesa nuk i ndahet Romeos, ja mesazhi që i dërgoi në “Big Love”/ Si reagoi Heidi?

halil kastrati

Sërish buzëqeshje në Shkup, familja 5 anëtarëshe po bëhet me shtëpi të re!

roza lati

“Një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë”, Roza prek zemrat e publikut me ‘telefonatën’ e bërë me foshnjën e saj të pa lindur

Olsi Bylyku

Betejë me ‘Top Channel’, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

egla

Egla shpërthen në lot, Juli i qëndron pranë: Mos i trego…

Julia Egla Romeo

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma

donaldi romeo

“Nesër sytë nga qielli”/ Donaldi bën njoftimin e rëndësishëm për Romeon

heidi romeo

Heidi dhe Romeo marrin vendimin e papritur, duan të largohen nga shtëpia

INFO

NA NDIQ