“20 përqindëshi” mbetet jashtë Rregullores për ndryshimet kushtetuese

INA
INA

19/05/2023

Grupi punues për përgatitjen e propozimeve për ndryshimet kushtetuese sot njëzëri ka miratuar Rregulloren e Punës për preambulën.

Kryetarja e grupit Nikollovska përsëriti qëndrimin se nuk do të diskutohet për heqjen e formulimit 20% për shqiptarët në Kushtetutë, siç ka kërkuar disa herë Aleanca për Shqiptarë ndërsa është potencuar edhe nga Ministri i Drejtësisë Krenar LLoga.

Këtë e ka përsëritur edhe Remzi Mehmedi, anëtar i ASH-së në grupin punues, por i pyetur nëse do të dorëhiqet nëse kjo kërkesë nuk vihet për diskutim, Mehmedi tha se është ende herët të paragjykohet për këtë çështje.

“Aleanca për Shqiptarët e ka premtuar disa herë këtë, a do të jepni dorëheqje në qoftë se kjo nuk bëhet?

“Padyshim që Aleanca për Shqiptarët e ka pasur një nga premtimet kryesore, në bazë të së cilës ka marrë edhe atë numër të votave që e ka marrë dhe ne e kemi në kauzën tonë politike dhe do të përpiqemi ta shtyjmë këtë proces”, tha Remzi Mehmedi, anëtarë i grupit punues nga ASh-ja.

Alsat: Dhe nëse nuk arrini ta shtyni, a do të jepni dorëheqje nga grupi i punës?

“Pse duhet të paragjykojmë diçka, kur ju themi që ne tek tani fillon iniciativa e këtij grupi të punës, të shohim, do të jetë një proces i gjatë që nuk e dimë si do të jetë fundi”, përgjigjet Mahmedi.

Nikollovska tha se grupi i punës ka mandat të punojë dhe përgatisë propozime vetëm për pjesën e kushtetutës që të bëjë me preambulën.

“Ai ndoshta diku është deklaruar ashtu, megjithatë përsëri do ua them atë që sapo e thashë, domethënë shiheni se për çfarë e kemi ne mandatin, mandati ynë nuk është i pakufizuar, mandati ynë është në këtë drejtim, vendimin e ministrit e cila doli pas konkluzave në Kuvend, obligimet që rrjedhin nga ndërkombëtarët për shtetin dhe vendimin e Qeverisë”, deklaroi Margarita Caca-Nikollovska./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

INFO

NA NDIQ