43 vite nga marsi i vitit 1981!

INA
INA

12/03/2024

“Nga e keqja mund të lirohemi, vetëm atëherē kur ta flasim, shkruajmë e pranojmë të vërtetën”!

Ahmet Asani

▪︎ Kryeqyteti i Kosovës Prishtina ishte plotë e përplotë me student shqiptarë nga qytete e fshatra të Kosovës dhe vise tjera shqiptare. Studentet e Universitetit të Prishtines njësoj sikur koleget e tyre të kryeqendrave tjera te ish federates jugosllave, per dallim nga koleget e shteteve tjera te bllokut komunist, kishin lirinë dhe mundesinë të dilnin kurdo e kudo nëpër bote të punonin, jetonin dhe
studjonin!

▪︎ Kosovës, e cila de jure kishte statusin e njesisë federative, i kishte ardhur koha që edhe de fakto të bëhej REPUBLIKË! Vetem duhej percaktuar rruga dhe strategjia per realizimin e kesaj kerkese të drejte gjithëpopullore!
▪︎ Rruga e cila duhej ndjekur ishte rruga e pluralizmit demokratik, rrugë te vilēn ate kohë e ndjeknin Nacional Demokratët shqiptarë që vazhduan rrugën e Gjon Sereqit, sikur Metush Krasniqi nga Kamenica e #Mark Gashi nga Kumanova, e shumë patriotë tjerê sikur këta dy intelektualë e veprimtarë shqiptarë!

▪︎ Për rrugēn e Nacionaldemokracisë Kosova kishte mjaftë kapacitete, kishte edhe infrastrukturë të nevojshme politike, intelektuale, kishte edhe përkrahjen e Republikave veriore si Sllovenia e Kroacia si dhe mbështetjen e Evropës perëndimore dhe të SHBA-ve!

▪︎ Mirëpo dikush kishte punuar nën tokē, që rinia e viteve 80-ta të shkonte rrugës se internacionales komuniste, rrugës antipluraliste e antiperëndimore, rrugë të cilen Kosovës ia ofroi PPSH me grupet e para Marksiste-Leniniste të themeluara para vitit 1974, nga disa t’pa krye që mjerisht sot i kemi në krye!?

▪︎ Kështu për realizimin e të drejtës dhe kërkesës shumë legjitime KOSOVA REPUBLIKË, në pranverën e vitit 1981 rinia shqiptare e Kosovës dhe viseve të saja, u nis rrugës së internacionales komuniste, rrugë kjo e cila ate kohë i konvenonte dy pushteteve të atëhershme – pushtetit antipopullor në Shqipëri dhe atij antishqiptar në Serbi!

▪︎ Serbia rrugen marksiste-leniniste, antiperendimore e antiamerikane te rinisë shqiptare te viteve 80-ta, do ta përdorte si alibi për ta burgusur me burgje te renda rinine shqiptare te Kosovës dhe viseve te saja, si dhe per ta permbysur statusin e njesisë Federative Autonome, të cilin Kosova e kishte marr nē v.1974!

▪︎ Kjo rrugë i mundësoi politikës së atëhershme në Serbi që me lehtësi ti shkatërronte të gjitha të arriturat e fituara me gjak e djersë për gati gjysëm shekulli, kurse PPSH-ës në Shqipëri i mundësoi të vazhdonte rrugën e shtypjes dhe diktaturës me të egër që njihte kampi komunist i kohës!

▪︎ Fat që Kosova kishte lindur, rritur e edukuar intelektualë sikur Ibrahim Rugova, intelektualë të cilët i thane JO internacionales komuniste dhe e drejtuan popullin në rrugën e pluraliznit demokratik, rrugë kjo e shpetimit të qenies tonë kombëtare!

▪︎ Ajo qe ne sot si popull po sillemi ende kështu siç po sillemi, duke i dhënë ende vota e pushtet te majtës antipluraliste, antidemokratike e antiperëndimore është rezultat i engramave negative të regjistruara thellë në nderdijen tonë gjatë viteve te përndjekjes, burgosjes, vrasjeve e dhunimeve në të dy anet e kufirit shqiptar!

▪︎ Kjo edhe është arsyeja kryesore pse edhe pas 25 vitesh liri, edhe pse te mbrojtur nga superfuqia me e madhe boterore si Amerika dhe aleanca ushtarake NATO-ja, ne si popull nuk po arrijmë ende të drejtohemi drejtë rruges se dijës, përparimit, demokracisë, mirëqenies e zhvillimit ekonomik!

▪︎ Shqiptaret nuk do t’mund të bashkohen kurrë, e as t’i japin vlera vetvetes e njerëzimit, derisa ta gënjejnë vetveten me ideologji e fryma moniste lindore! Ne shqiptaret do t’mund të bashkohemi në një shtet, atehere kur nder ne të frymoj Fryma Njerëzore e Kombëtare dhe ajo Pluraliste Demokratike Perëndimore!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

Arben taravari bujar osmani

Mori fund loja me president shqiptar!

Emin Azemi

Pse shqiptarët duhet t’a bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

shpendim oxha

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

mero-baze

Kukullat e Vuçiqit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi

INFO

NA NDIQ