Cilat janë arsyet e vdekjes së 60 vjeçarit në Spitalin e Tetovës, flasin familjarët dhe ministria

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Prill, 2023

Një familje tetovare akuzon se anëtari i tyre ka ndërruar jetë dje në korridorin e spitalit të Tetovës duke pritur që të vijë mjeku.

Bëhet fjalë për një gjashtëdhjetë vjeçar nga fshati Pirok, të cilin familjarët e tij e kanë sjellë në spital rreth orës 19:00. Njëri prej tyre thotë se kanë kërkuar ndihmë nga stafi për një orë, por, sipas tyre, askush nuk ka dalë në kohë për t’u kujdesur për pacientin që ndërkohë kishte rënë në koma.

“Një orë pritëm poshtë, kërkuam ndihmë, askush nuk doli të na ndihmojë. Familjari ka rënë në koma para një ore, kemi pritur poshtë, asnjë mjek nuk ka dalë të na ndihmojë, pas një kohe ka ndërruar jetë nga vonesa e mjekëve mbi gjysmë ore”, thotë për kanal5, familjar i pacientit të ndjerë.

Drejtori i Spitalit Pllumb Vela dhe Ministria e Shëndetësisë, përmes deklaratave të njëjta, mohojnë pretendimet e familjes së 60-vjeçarit se ai nuk është përkujdesur në mënyrë adekuate dhe në kohë.

“Sipas informacioneve fillestare, me të mbërritur në urgjencë, pacienti është referuar menjëherë në bllokun internist. Mjeku që e priti e shoqëroi në katin e parë, ku i ka bërë EKG-në dhe është konstatuar se pacienti kishte sulm kardiak. Pas tentativave për reanimim është konstatuar vdekja”, thonë nga këto institucione, duke shtuar se Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor do të bëjë kontroll të plotë për këtë rast.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gazetaret veri sulm

Sulmohen gazetarët në Zveçan, goditet fizikisht gazetari i RTV21

nyt

New York Times për tensionet në Kosovë: Aleati i Putinit kundër Kurtit

grubi-visar-ganiu

Ganiu: Grubin nuk e votojnë as në lagjen e tij (VIDEO)

kovacevski ursula

Kovaçevski-Von der Leyen: BE-ja ofron mbështetje të fortë për arritjen e një konsensusi për ndryshimet kushtetuese

shkupi

E premtja, ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Maqedoninë e Veriut

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Ohër, shtyhet për më 12 korrik gjyqi për rrahjen e Pendikovit

mesic

“Rruga drejtë BE-së po zgjatet pa nevojë”, Mesiq: Maqedonia është dashur të jetë anëtare shumë kohë më parë

ora-rryma-evn-struja

Nga korriku, energjia elektrike 13% më e shtrenjtë

mickoski-kovacevski

Kovaçevspi: Me Mickoskin do të bisedojmë për marrjen e mbështetjes nga VMRO-DPMNE për eurointegrimet

INFO

NA NDIQ