Agresiviteti shoqëror- produkt i padrejtësisë institucionale dhe politikës globaliste!

INA
INA

22 Maj, 2023

Shkruan: Numan Sallai

Shoqëria maqedonase përgjithësisht po kalon në një fazë të vështirë të zhvillimit të saj. Thuajse në çdo aspekt i sistemit shoqëroro-shtetëror është i nëpërkëmbur, abuzuar, tjetërsuar. Nuk ekzistojnë rregullat meritore të vendosjes, që duhet jetë bazë për zhvillimin kualitativ të një shoqërie.

Nga çdo që të fillosh, në çdo segment, duket kem e më keq. Po e i përmedim vetë disa:

Arsimi: Me përjashtime të vogla, por përgjithësisht nëpër shkolla, fakultete, nuk përzgjidhen profesionistët, por të dëgjueshmit, për mos me thënë  ‘pastruesit e këpucëve’ të të ashtuquajturve bosëve partiake. Si profesorët ashtu edhe studentët dhe nxënësit janë me defekte, sepse as të parët janë vënë në kantarin e meritës, e as të dytit. Një pjesë e madhe e tyre janë me diploma false, dhe të cilët kurrë si kanë parë dyert e shkollave apo universiteteve të vendit. Por edhe universitetet e jashtme. Notat e studentëve dhe nxënësve të të ‘privelegjuarve’ janë të fryera tej mase, ndërsa studentët e të varfurve pavarësisht dijes mbeten në nivelet e ulta. Sepse, për ta nuk ka vend në sistemin e kriminalizuar të vendit.

Administrata: Është një rrëfim në vete, si në asnjë vend tjetër të botës. Avansohen ata që nuk e meritojnë, pa kurfarë kriteresh që i përcakton ligji për punëtorët administrativ. Një pjesë me vite qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre e marrin rrogat, ndërsa një pjesë tjetër kohë në punë e kalon duke shëtitur gjithë ditën nëpër koridoret e organeve shtetërore. Ndërsa ata që dinë të punojnë nuk përfshihen sa duhet në detyrat që i parashen vendi i punës. Nuk merret parasysh rëndësia e administatës shtetërore. Pa te s’mund të kesh shtet të drejtë dhe efikas.

Shëndetësia: Sot njeriu normal dhe i sëmurë frikësohet të shkojë te mjeku për kontroll, veçanrisht të të ashtuquajturit specialist, ngaqë nuk është i sigurt se shkon te mjeku. Mund ta ketë diplomën e blerë. kushedi! Edhe nëse vërtetë është ndonjë mjek, ai muk e shikon sëmundjen, shërimin tënd, por pyet ku punon, ku të punon babai, nëna…Prandaj sot mos habitemi se gjithnje e më shumë mjek po sulmohen nga pacientët e tyre, ngaqë me vite janë të plaçkitur dhe vjedhur. Korona 2019 i tregoi të gjitha dobësitë e sistemit shëndetësor, të mjekëve dhe shtoi dyshimin se edhe medicina si shkencë humanitare mund mund të bëhet keqbërse për njeriun.

Gjyqësia: Poashtu rrëfim i veçantë. Për 30 vjet demokraci, vjedhjet maramendëse të funksionarëve mbeten pa epiloge gjyqësore. Me mija vepra penale e kriminale mbeten të pazgjidhura ose ose të fshehura nëpër sirtarët e prokurorëve, gjyqtarëve të korruptuarë, nga politikanët e kontrabandistët bisnismen. Me amin ndërkombëtar madje u formua edhe nje Prokurori speciale gjoja se do ti procesojë lëndët kriminale. Hiç më pak në te u zhyt edhe vet prokuroria speciale.

Politika dhe korrupcioni: Padyshim, prej saj kanë dalur të gjitha këto të këqija shoqërore. Në mënyrë permanente ka ndikuar që interesi publik të mos drejtohet dhe përfaqësohet në mënyrë të drejtë dhe të pastër,por në interes të grupeve banditeske. Nga ana tjetër mund të shtrohet një pyetje që çdo kush e di përgjigjjen? Përse politika e formoi Komisionin për antikorrupcion? Për ta mbrojtur veten!!! Padyshim ,ashtu del mbas gjithë kësaj kohe, kur nuk dha kurfarë rezultati në interes të detyrës që ka.

Të gjitha këto argumente dhe fakte, por edhe shume teke të tjera negative, të kohës së kaluar dhe kohës së tashme, e kanë bërë shoqërinë maqedonase që të ndjehet e zhgënjyer,  jostabile, provokuse, irituese, të lëshoj vendin,të ik prej krimit…. mbi të gjitha edhe agresive. Me arsye do thosha. Në këtë aspekt nuk ka qenë dhe nuk është pa ndikim negativ edhe politika globaliste e cila nëpërmjet teknologjisë digjitale ka mundësuar një ‘edukim të ri’ të brezit të ri, i cili të thuash se lejon veprime shumë liberale, kuturu, të papërgjegjshme, anakrone. Me një fjalë, përqafimi i lirisë së pakufizuar,të çon në robëri totale,ndërsa ajo pastoj kalon në agresivitet të përgjithshëm.

Si mund ta tejkalojmë këtë gjendje të mjerueshme njerëzore?

Me politikë, me organizim shoqëror. Sepse,nga Aristoteli e Platoni e deri në kohën e sotshme njeriu nuk ka gjetur mundësi tjetër dhe më të mirë.  Nuk ka rrugë tjetër më të mirë. Demokracia politike, sa do që duket sot e keqe,  është alternativë e vetme. Por, me njerëz të shëndoshë, me politikanë të arsyeshëm që njëmend e mbrojnë interesin publik. Dhuna,forca, revolucionet e dikurshme janë të papranueshme dhe të paarsyeshme për kohën që jetojmë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiperia rama karikature

The Economist: Shqipëria nuk është më shakaja pa kripë e Ballkanit

nezir kraki

Edi Rama është një idiot, hajdut dhe despot i Shqiperisë

auto_abazoviq1598856855

Pse Dritani i solli Dritë Malit të Zi?

rron gjinovci

Propozimi i Ramës si sabotimi më i madh i Kosovës në 4 pika

sunaj-raimi

Protesta gjithëpopullore në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës

selim ibrahimi

LSDM dhe VMRO drejt një marrëveshje për zgjedhje të shpejta, BDI pa opsion, BESA dhe ‘Grupi i Zjarrit’ në pozita të forta

adnan-azizi

BDI-në do e çojnë shqiptarët në opozitë!

skender minxhozi

Diplomati i hidhur Escobar dhe “individi” Kurti

shkelzen halimi

Injorantëve u pëlqen vetja!

INFO

NA NDIQ