Aktori i njohur “shpërthen” ndaj Trump: Ai është një përbindësh, nëse fiton zgjedhjet do të ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë

ina-online
ina-online

10/03/2024

Aktori i njohur, Robert De Niro i ftuar në emisionin “Real Time ëith Bill Maher” ka folur në lidhje me ish-presidentin amerikan, Donald Trump i cili është kandidat për zgjedhjet presideniale.

De Niro gjatë fjalës së tij nuk është stepur për të shprehur mendimin e tij për Trump të cilin e ka quajtur një përbindësh.

Aktori shtoi se nësë Trump do të merrte sërish frenat në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte një makth.

“Nuk shoh asgjë të mirë tek ai. Asgjë. Absulutisht asgje. Nuk ka asgjë pozitive për të. Nuk dua të ndihem më si atëherë. Mendoj se shumë prej nesh nuk duan”, u shpreh aktori kur kujtoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

De Niro shtoi se nëse Trump fiton zgjedhjet do te ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë.

“Nuk duhet bërë. Nëse ai fiton zgjedhjet, asgjë nuk do të jetë si më parë. Do të ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë. Do të ketë një diktaturë nëse ai bën gjithçka që ai mbron. Besoni në atë që ai thotë! Nuk mund të ndjej simpati për të gjithë ata që e ndjekin Trumpin, sepse pas gjithçkaje që ai bëri, ata duhej të ndryshonin qëndrim. Ndoshta edhe ata janë të pakënaqur, prandaj po e bëjnë gjithë këtë.

Njerëzit duhet të vendosin nëse duan t’i rezistojnë ose thjesht duan që ai t’u thotë se çfarë të bëjnë dhe të kontrollojnë oborrin apo fushën e basketbollit apo çfarëdo qoftë ajo,” vazhdoi ai.

“Duhet ta ndalojmë”, tha në fund aktori.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

maqedon

89 vjeçari nga Maqedonia denohet me burg në Gjermani pasi vrau gruan e tij

albin kurti taravari vlen

Albin, ia VLEN!

IMG_1570

Thaçi: Pas zgjedhjeve kompromisi për bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar

zgjedhje vota votime maqedoni

BE: Presim proces zgjedhor demokratik në Maqedoninë e Veriut më 8 maj

Kurti mozaik

Nagip Tashi realizon portretin e Kryeministrit Kurti në mozaik druri

kurti vjosa osmani masakra mejes

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” – thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

policia-mk

Ankohet shtetasi i Serbisë: Dy persona në Shkup u paraqitën si arabë dhe mi morën 300 euro!

Christian Lindner

Ministri gjerman Lindner: Qëllimi i Putin nuk është Ukraina por Evropa

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Teksti dërgohet në revizion, shtyhet votimi për Rezolutën për Srebrencinën në OKB

INFO

NA NDIQ