Anketa/Vetëm 11 për qind e serbëve të gatshëm të luftojnë në Kosovë

INA
INA

6 Qershor, 2023

Një anketë e realizuar prej 24 prillit deri më 4 maj të këtij viti nga qendra kërkimore në Beograd “Demostat”, tregon se 11 për qind e të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare.

ociologu serb, Sreçko Mihailoviç, gjatë prezantimit të gjetjeve të opinionit publik, ka thënë se rezultatet e anketës tregojnë se 22 për qind e të anketuarve besojnë se Rusia është bastioni i politikës së jashtme të Serbisë, ndërsa 20 për qind mendojnë se është Bashkimi Evropian.

Kur janë pyetur nëse janë pro Lindjes apo Perëndimit, rreth 30 për qind e të anketuarve janë shprehur pro Rusisë e Kinës, ndërsa 35 për qind janë deklaruar pro Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve skandinave, transmeton gazeta opozitare serbe “Danas”.

Mihailoviç deklaroi se 23 për qind e të anketuarve janë pro vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e paprovokuar në Ukrainë, ndërsa 35 për qind janë deklaruar kundër, kurse 42 për qind janë përgjigjur me “nuk e di”.Sa i përket politikës së brendshme të shtetit serb, Zoran Stoilkoviç, profesor i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, vlerësoi se hulumtimi i “Demostat” tregon të dhënat më “dramatike e të çuditshme”, të cilat flasin për “fillimin e fundit” të regjimit atje.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

ushtria serbe

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

Christopher Hill Kristofer

Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

kurti-vucic-borel-lajcak

Standard: Perëndimi po ia mban anën Serbisë, çmimin detyrohen ta paguajnë fqinjët

Goran Petronijevic Petronijeviq

Avokati i Radoiçiqit, dikur mbrojtësi i Karaxhiqit, Cecës e Klanit të Zemunit

INFO

NA NDIQ