ASh: Drejtësia do t’i godet edhe arushat e mbrojtura të BDI-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Janar, 2022

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për refuzimin si të pabazë të padisë për shpifje të Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit ndaj Sllobodan Bogoevskit lidhur me dëshminë e këtij të fundit për rastin Maxhar Telekom. Nga kjo parti thonë se edhe përkundër vendimit të Gjykatës Supreme, ende vlerësojnë se gjykatat në vend janë të politizuara.

“Kujtojmë se akuzat për shpifje kanë qenë drejtpërdrejt për dëshminë e Bogoevskit në Gjykatën e Nju Jorkut, që nënkupton se gjykata i ka dhënë të drejtë Bogoevskit dhe ka refuzuar dy të akuzuarit, Ahmetin dhe Xhaferin. Ne mbetemi në qëndrimin se gjykatat në vend janë të politizuara, por kësaj radhe sharra ju zuri në gozhdë, sepse përballë kanë drejtësinë amerikane. Kësaj drejtësie nuk do të mund t’i ikni, ndërsa përveç politikanëve të korruptuar, së shpejti përgjegjësi do të mbajnë edhe ata gjykatës e prokurorë që kanë zvarritur, fshehur e amnistuar krimet e tyre. Këto ditë, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, paralajmëroi se lista e zezë amerikane do të plotësohet edhe me emra të tjerë të politikës nga vendet e Ballkanit. Të jeni të bindur se nga kjo drejtësi nuk do të mund të ju shpëtojnë as Swarovski dhe as Luis Viton gjykatësit e prokurorët. Drejtësia do t’i godet edhe arushat e mbrojtura të BDI-së nga regjimet e njëpasnjëshme në vend”, tha Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

INFO

NA NDIQ