ASH i përgjigjet propozimit të VMRO-së: Harrojeni, ka përfunduar koha e dominimit të një etniteti në Maqedoni

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Prill, 2023

Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur propozimit të VMRO-DPMNE-së, që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat. Sipas tyre zgjidhja që ofrohet nga ky subjekt politik në lidhje me preambulën është mosnjohje absolute e realitetit apo lajthitje e qëllimshme për efekte elektorale.

“Fakti që në VMRO po mendohet dhe bisedohet për ndryshime kushtetuese është gjë e mirë për ata si subjekt politik, por edhe për vendin. Nga ana tjetër, zgjidhja që ofrohet nga ky subjekt politik në lidhje me preambulën është mosnjohje absolute e realitetit apo lajthitje e qëllimshme për efekte elektorale. Koha e dominancës së një etniteti në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar një herë e përgjithmonë dhe prapakthim në atë gjendje nuk mund të ketë. Maqedonasit janë 54%, ndërsa shqiptarët 30% dhe së bashku nuk bëjnë përqindjen e kroatëve që janë mbi 90%. Cilësimi i shqiptarëve në propozimin e tyre si pakicë kombëtare edhe një herë tregon se mentaliteti i tyre është kthyer dekada pas dhe kjo është për keqardhje. Partia politike VMRO-DPMNE duhet të tejkalojë interesat e tyre elektorale dhe të ngrihet në detyrën që i takon duke përfshirë edhe gatishmërinë e liderit te saj të shprehur publikisht, në heqjen e terminologjisë fyese për gjuhën e bashkëqytetarëve të tyre, në këtë rast gjuha shqipe”, thuhet në reagimin e ASH-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

tome-gashi

Gashi: Njëri nga arrestuarit në Veri është gjeneral serb…

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

INFO

NA NDIQ