Barcelona shpërblen kapitenin, pas sugjerimit të trajnerit. Gati rinovimi me Sergi Roberto

Picture of ina-online
ina-online

13/04/2024

Sergi Roberto ka mundësinë të vazhdojë te Barça edhe për një sezon (do të ishte i pesti i tij si blaugrana). Pas rekomandimit që Xavi dha publikisht, gjithashtu në takimet me drejtuesit, klubi katalanas ka njoftuar tashmë synimin për të negociuar rinovimin e kontratës së tij, siç mësoi “Mundo Deportivo”. Negociatat do të fillojnë në javët në vijim.

Sergi Roberto, i cili bëri debutimin e tij zyrtar me Barçën në nëntor 2010, në një ndeshje të Kupës së Mbretit, del lojtar i lirë në qershorin e ardhshëm. Përtej mendimit të trajnerit Xavi, klubi është i kënaqur jo vetëm me performancën e tij, ndonjëherë thelbësore si kundër Almerías, Las Palmas apo Napolit, por edhe me përgjegjësinë që merr si kapiten dhe mënyrën se si e zbaton atë.

Drejtuesit vlerësojnë përfshirjen e tij, lidershipin në dhomat e zhveshjes dhe ndjenjën e përkatësisë. Për të qëndruar te Barcelona këtë sezon, Sergi Roberto e uli ndjeshëm pagën e tij në përputhje me ‘fair play financiar”. Çështja ekonomike do të jetë “kali i betejës” për rinovimin, sepse klubi fillimisht do t’i ofrojë një vit të vetëm, me të njëjtën pagë.

Vetë lojtari, i cili mendon se mund t’i japë ende skuadrës së Barçës, ka përsëritur në më shumë se një rast se dëshiron të vazhdojë, por gjithashtu do të donte të dinte mendimin e trajnerit të ri, qoftë Xavi apo një tjetër, sepse kurrë nuk dëshiron të jetë problem për entitetin.

Sergio Roberto është tërhequr edhe nga ideja për të ndjekur rrugën e shokëve të tij si Messi, Luis Suarez apo Busquets në MLS. Ai e kupton se është ende herët për të provuar fatin në futbollin amerikan. Lojtari nga Reus ka luajtur 17 ndeshje zyrtare këtë sezon, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

TË FUNDIT
2 orë
"Mia san mia", lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…
2 orë
32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”
2 orë
“Kam kujtime të hidhura nga Bayern”, Ancelotti: Penalltitë ndaj Cityt i pashë në përsëritje!
2 orë
Rikthehet Liga e Kampionëve, Bayern përballë Real Madridit
2 orë
Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

ME TE LEXUARA

1 ditë
De Rosi: Duhet të gjejmë sërish forcën tonë gjatë ditës së enjte
1 ditë
Thellohet përçarja në mes Jurgen Klopit dhe Mohamed Sallahut
24 orë
Silvinjo i kënaqur, Manaj dhe Uzuni numërojnë 29 gola së bashku
24 orë
Vedat Muriqi siguron një pikë të madhe për Majorkën
2 orë
Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

LEXO MË SHUMË

bayern bajern mynih minhen

“Mia san mia”, lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…

paris saint germen psg

32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”

anceloti

“Kam kujtime të hidhura nga Bayern”, Ancelotti: Penalltitë ndaj Cityt i pashë në përsëritje!

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Rikthehet Liga e Kampionëve, Bayern përballë Real Madridit

Lewandovski levandovski

Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

vedat-muriqi

Vedat Muriqi siguron një pikë të madhe për Majorkën

sylvinjo silvinjo

Silvinjo i kënaqur, Manaj dhe Uzuni numërojnë 29 gola së bashku

Jurgen Klopp

Thellohet përçarja në mes Jurgen Klopit dhe Mohamed Sallahut

Roma-1

De Rosi: Duhet të gjejmë sërish forcën tonë gjatë ditës së enjte

INFO

NA NDIQ