Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

Picture of INA
INA

30/04/2024

Edhe pse kohët e fundit kanë qarkulluar spekulime mbi të ardhmen e Robert Lewandowskit, polaku rikonfirmon besnikërinë e tij ndaj Barcelonës.

Edhe pse kohët e fundit kanë qarkulluar spekulime mbi të ardhmen e Robert Lewandowskit, polaku rikonfirmon besnikërinë e tij ndaj Barcelonës.

Lewandowski ka kontratë me katalunasit edhe për dy vite dhe vendosmëria e tij është të vazhdojë të jetë pikë kyçe e klubit.

Sulmuesi polaku ka një keqardhje të madhe, që nuk e fitoi “Topin e Artë” në vitin 2020.

Qendërsulmuesit iu mohua ky çmim i merituar për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila i detyroi organizatorët të mos e jepnin fare “Topin e Artë”, i cili vitin e ardhshëm i shkoi, mes polemikave, Lionel Messit.
“Së fundi një mik më dërgoi disa statistika. Shënova 100 gola në 85 ndeshje midis 2020 viteve dhe 2021. A duhet ta marr tani ‘Topin e Artë’ 2020? Do të ishte një gjë e mrekullueshme, do ta pranoja çmimin. Ai vit ishte i jashtëzakonshëm për mua, isha në nivelin më të lartë, fituam gjithçka. Nuk do të ndihesha i ofenduar nëse ma japin tani atë që e kam merituar, do të ishte një nder i madh. Nuk jam i zemëruar apo i trishtuar sepse më mungon ky trofe, por ndjenja ime është se në njërin nga ato dy vite duhej ta kisha fituar”, tha fillimisht ai.

Tutje, sulmuesi i Barcelonës u pyes se kush mund ta fitojë këtë vit “Topin e Artë”.

“Kush do ta fitojë këtë vit? Është e vështirë të thuhet, sepse Kampionati Evropian dhe ndeshjet e fundit vendimtare të Champions League janë ende përpara. Por, për momentin, Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham janë lojtarët më të jashtëzakonshëm në botë për mua”, përfundoi polaku për “Sport Bild”.

Në 29 paraqitjet e këtij edicioni në La Liga, Lewandowski ka shënuar 13 gola e ka bërë tetë asistime.

TË FUNDIT
1 orë
Zlatko Daliç shpalos listën preliminare të Kroacisë prej 35 lojtarëve për “EURO 2024”
2 orë
“Xhaka protagonist kryesor, Leverkusen i ka shtuar bukurinë futbollit”
2 orë
Modriqi udhëheq Kroacinë ndaj Shqipërisë
2 orë
Zbulohen detajet e kontratës së Thiago Mottas me Juventusin, pritet zyrtarizimi...
2 orë
Gattuso përgatitet për të shkuar në Ligën Saudite...

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi
1 ditë
Historike, ekipi modest francez për herë të në Ligën e Kampionëve
1 ditë
Ende e paqartë e ardhmja e Guardiolës: Dua të qëndrojë në Mançester
1 ditë
Ja kur pritet t’i zbulojë trajneri Silvinjo emrat e futbollistëve të Shqipërisë për EURO 2024
1 ditë
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

LEXO MË SHUMË

zlatko dalic

Zlatko Daliç shpalos listën preliminare të Kroacisë prej 35 lojtarëve për “EURO 2024”

alonso xhaka

“Xhaka protagonist kryesor, Leverkusen i ka shtuar bukurinë futbollit”

luka modric

Modriqi udhëheq Kroacinë ndaj Shqipërisë

Thiago Motta

Zbulohen detajet e kontratës së Thiago Mottas me Juventusin, pritet zyrtarizimi…

gatusooo-2

Gattuso përgatitet për të shkuar në Ligën Saudite…

Jurgen Klopp

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

sylvinjo silvinjo

Ja kur pritet t’i zbulojë trajneri Silvinjo emrat e futbollistëve të Shqipërisë për EURO 2024

guardiola

Ende e paqartë e ardhmja e Guardiolës: Dua të qëndrojë në Mançester

bresti

Historike, ekipi modest francez për herë të në Ligën e Kampionëve

INFO

NA NDIQ