Bashkim Hasani: Grubi më shkarkon sepse jam pjesë e “Grupit të Zjarrit”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Shkurt, 2023

Pas shkarkimit të ministrave të Alternativës dhe zgjedhjes së ministrave të rinj, radhën për shkarkim e kanë disa zv/ministra. Në mesin e tyre është zv/ministri i Mbrojtjes nga radhët e BDI-së, Bashkim Hasani, i cili cilëson aktin si hakmarrje politike vetëm për shkak se firma e tij është në letrën e pakënaqësisë të drejtuar kreut të partisë Ali Ahmeti, nga i ashtuquajturi grupi i zjarrit. Këto detaje Hasani i dha në Programin 200 në Alsat.

“Është një lloj hakmarrje dhe një lloj diferencimi politik, njëjtë si në sistemin e shkuar, njerëzit të cilët kanë menduar ndryshe apo nuk janë pajtuar me ndonjë politikë, janë ndëshkuar dhe janë diferencuar. Fatkeqësisht kjo ndodh edhe në BDI-në e tjetërsuar nga Artani, të gjithë ata të cilët nuk mendojnë si Artan Grubi të ndëshkohen dhe të diferencohen politikisht. Arsyeja është që jam pjesë e këtij grupi dhe nuk kam qenë aspak i njoftuar, veçse kur kam kuptuar nga shërbimet e parlamentit që propozimi për shkarkim ka ardhur në parlament”, deklaroi Bashkim Hasani, zv/ministër.

Në vendin e Bashkim Hasanit do të vijë Tiron Jajaga nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Kuvendi tashmë ka nisur debatin edhe për shkarkimin e dy zv/ministrave të tjerë të cilët janë nga Alternativa; zv/ministrit të Bujqësisë, Abdulshyqyr Abedini dhe zv/ministrit të Arsimit, Lulzim Aliu.

VMRO-DPMNE-ja thotë se kryeministri nuk ka argumentuar asnjërin nga emërimet ose shkarkimet e bëra në kuadër të rikonstruimit por ka ndjekur preferencat e BDI-së.

“Sot edhe harabelat në degë e kanë të qartë se këtë rikonstruim e ka bërë BDI-ja me qëllim që të shkatërrojnë edhe një parti tjetër opozitare të bllokut shqiptar, rejtingu i të cilës do të shkrihet si copë akulli në temperaturë 50 gradë. Do të blejnë një ditë më tepër, do t’i minimizojnë grupin e zjarrit dhe do ta përforcojnë vëmendjen që e kanë marrë, të paktën për momentin. Në fushë, ujqërit kanë parë një fshat pa qenë dhe u janë vërsulur deleve. Me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët e mbrojtët Artan Grubin, por ai me ju do të jetë vetëm për aq kohë sat ë jeni në pushtet, ashtu siç ishte dhe me Mijallkovin”, u shpreh Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Debati në Kuvend për shkarkimin e zv/ministrave pritet të zgjasë po aq sa debati për shkarkimet dhe emërimet e ministrave, për shkak se pjesa më e madhe e deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të marrin fjalën në foltore. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kurti finer

Kurti merr një telefonatë nga Amerika. Ja çka u bisedua

vjosa osmani

Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

scholz macron vjosa osmani

Macron: Javën e ardhshme presim vendime të qarta nga Kosova dhe Serbia

vucic vjosa osmani

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

BLINKEN

Blinken nga Oslo kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

INFO

NA NDIQ