BDI nënçmon gazetarët dhe oponionistët vendas, gjuan miliona tek ata në Kosovë e Shqipëri!

ina-online
ina-online

23/03/2024

Shkruan: Adnan Azizi

BDI me paratë e qytetarëve paguan gazetarë e media në Kosovë që ta lavdërojnë, pasi ka frikë nga mediat dhe gazetarët në Maqedoni, andaj mundohet ti nënçmojë e poshtërojë!

BDI po shpenzon mliona eruro, para nga taksat e qytetarëve për të korruptuar analistë dhe gazetarë nga Kosova e Shqipëria, për të blerë mediumet vendore, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë nga humbja katastrofale që do i ndodh më 8 maj. E kjo ndodh kur “Hesapi i shtëpisë nuk të del në Pazar”!

Paniku i BDI-së është tepër i madh, saqë ka pronësuar dhjetëra portale, televizione, ka angazhuar qindra gazetarë e analistë për të punuar në mediumet e paguara nga BDI, të cilat përsëri nuk arrin efekt në opinion, pasi siç thotë një fjalë e urtë “Populli ta lexon letrën në xhep” dhe çdo ditë e më tepër ua dërgon mesazhin se “kot e keni, nuk e hamë më çorbën tuaj që e gatuani për 22 vite”.

Për këtë arsye, nuk ju ndihmojnë jo vetëm media dhe gazetarët nga Kosova e Shqipëria, por sikur edhe nga e gjithë bota ti mblidhni.
Aq poshtë keni rënë, saqë po i nënçmoni të gjitha mendiat shqiptare në vend, po i nënçmoni dhe po i përbuzni të gjithë gazetarët shqiptarë në Maqedoni, duke dashur tu thoni se “Ju nuk dini, nuk jeni të aftë, andaj ne do të sjellim ‘gazetarë’ e ‘media’ nga Kosova e Shqipëria”!

Po arsyeja pse po mundoheni ti nënçmoni dhe nuk mund të përballeni me televizionet, gazetarët dhe mediat online në vendit është fakti se ata ua dinë të gjitha të bëmat, krimet, tenderët dhe mënyrën se si jeni pasuruar. E kur do ua kujtojnë këtë në publik nuk do u vijë mirë, do u djegi dhe do u demaskojnë.

Vetëm kjo është arsyeja pse keni mbeldhur të gjithë grupën e gazetarëve dhe analistëve me pagesë nga Kosova e Shqipëria për të bërë fushatë për BDI-në në Maqedoni e për tu nxjerrë fitues. Keni mbledhur mediat, gazetarët dhe analistët më të padëshiruar në mbarë shqiptarinë, tek të cilët derdhni shuma milionëshe, për të larë mendjen e qytetarëve. Por keni bërë gabim shumë të madh, sepse keni dështuar që në fillim. Ju po mundoheni të fitoni me ata të cilët, po paguhen vazhdimisht nga kundërshtarët politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por të cilët vazhdimisht kanë dështuar, pasi janë figura që shfaqin milionat e derdhura tek to nga politikanët e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë e që irritojnë së tepërmi qytetarët shqiptarë. Andaj sa më shumë këto media, gazetarë e analistë kritikonin Albin Kurtin, aq më tepër ai fitonte mbështetjen e popullit. Këta janë ata të cilët duke e sharë Albinin, ai arriti fitoren historike me mbështetje prej 51% në Kosovë.

Edhe këtu në Maqedoni, me argatët që po bëjnë monologe demode, duke i thurur lavde BDI-së, vetëm se ja rrisni fitoren opozitës. Ndërsa Juve shumë shpejtë do ju dalë në shesh harxhimi i parave të qytetarëve në harram.
Sa keq që nuk mund të sillni edhe votues nga Kosova e Shqipëria!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

Arben taravari bujar osmani

Mori fund loja me president shqiptar!

Emin Azemi

Pse shqiptarët duhet t’a bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

shpendim oxha

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

mero-baze

Kukullat e Vuçiqit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi

INFO

NA NDIQ