BDI: Përkrahje për Ukrainën, dënojmë thirrjet për përkrahje të agresionit rus nga elemente margjinale në vend

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Shkurt, 2022

Bashkimi Demokratik për Integrim po ndjek nga afër situatën në dhe rreth Ukrainës dhe dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina dhe vënien e tyre nën qeverisjen ruse.Me këtë shkelet Marrëveshja e Minskut, minohen bisedimet e formatit të Normandisë dhe rrezikohen përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të krizës.

Ne mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.E vetmja gjë që do ta konsiderojmë si sukses është ç’tensionimi i situatës, që mund të arrihet vetëm me tërheqjen e forcave ushtarake të Federatës Ruse rreth Ukrainës.

Duam të potencojmë se këto pikëpamje politike përfaqësojnë pjesë të kursit të përgjithshëm të vendit dhe interesave strategjike si anëtare e Aleancës Veri-Atlantike.Prandaj, dënojmë të gjitha thirrjet e grupeve politike në vend, partnerëve të tyre të koalicionit dhe bashkëpunëtorëve strategjik, si dhe individëve që i përfaqësojnë ato, me të cilat aprovohet sjellja agresive dhe armiqësore e Rusisë dhe inkurajohen veprimet e saj.

Kjo jo vetëm që nuk është e përshtatshme për orientimin tonë euroatlantik, por e konsiderojmë si pjesë të një veprimi hibrid të faktorëve të jashtëm për të minuar angazhimin tonë, duke krijuar përçarje në strukturën politike.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

1EF51F46-2B41-4B1F-93BD-AEECBCE837A5

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

BIZNESE-PRODHUESE-1

ESHS: Është ulur prodhimtaria industriale

lideret-maqedoni-shqiptar

Situata në Kosovë: Partitë politike shqiptare – Kosova të bashkëpunojë me aleatët!

Albin-Kurti-5

Kurti: I brengosur, por jo i frikësuar nga sanksionet e SHBA-së

polici

Sulmoi dy vajza të mitura , arrestohet një person në Gostivar

1667FB40-551B-4886-9B4C-7527F8288B1B

Grubi realizoi takim me ambasadorin francez, Bomgartner

fatmir mexhiti

Mexhiti: Duhet riorganizim i plotë i sistemit shëndetësor në RMV

Arrestim_Pranga-780x468-1

Hajni nga Shtipi i vjedh portofolin një të mituri në Gostivar

IMG_1712

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

INFO

NA NDIQ