“Besa Trans” vazhdon të funksionojë ilegalisht?! Nesër fillojnë procedurat për marrjen e licencës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Janar, 2022

Rashçe-Kondovë-Shkup ky është linja e këtij furgoni të Besa-Transit është për çdo ditë. Logoja e kompanisë është hequr ndërsa automjetet dhe regjistrimi janë të njëtat transmeton KlanM. Këtë e konfirmojnë edhe fotografitë e qytetarëve që u dërguan në Redaksinë tonë.

“Linja Rashçe-Shkup e kompanisë Besa-Trans vazhdon të funksionojë por furgonët e kësaj kompanie, gjegjësisht logot e furgonëve janë hequr, ndërsa regjistrimi siç mund të shihet është i njejtë.

Këtë e vërtetojnë edhe banorët e këtij vendi.

A udhëtoni me kombi?

Po udhëtojmë.

Me cilët?

Me Besa-Transin edhe me tjerat. Tash Besa-Transi nuk ka firmë por udhëtojmë.

Si funksionon tash? A ka emer tjetër?

Jo ende nuk kanë vendosur. Kombit janë të njejtë? Po pa emër janë kombit, pa firmë.

“Me cilin kombi udhëtoni?

Me Besën, Mensurin, Elmën. Me të tre kompanitë udhëtojmë. Punojnë ende Besa-Transi. Më duket se punon, firmën nuk e ka tash. Por kombi ka? Po më duket që udhëtojnë. Nuk jam i sigurtë. ”

Ministria e Transportit ua ka marrë licencë për transport dhe e njëta kompani nuk ka leje për të qarkulluar. Por ligji lejon që të hapet kompani tjetër me drejtues apo pronar tjetër por automjetet e njëta nuk ka leje të qarkullojnë pasi u është marrë qertifikata për qarkullim.

“Sa i përket transportit ndërkomunal dhe ndërkombëtar “Besa-transit” u janë marrë licencat dhe çertifikatat e licencave të të gjitha automjeteve. Nuk kemi informacion se është themeluar ndonjë kompani e re dhe është pajisur me licencë për punë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”, deklaroi Rufat Huseini, drejtor në Inspektoratin për Transport.

Nga Ministria e Ekonomisë presin raportin e Inspektoratit të Punës që t`ua marrin licen sën për veprimtari turistike.

“Zyra e cila bën veprimtari turistike është e mbyllur dhe nuk punon. Ministria e Ekonomisë pret nga Inspektorati Shtetëror i Tregut që t`ua merr licencën për kryerjen e veprimtarisë turistike”, thanë nga Ministria e Ekonomisë.

Drejtoresha e Inspektoratit të tregut thotë se disa herë kanë tentuar të hyjnë në agjensionin e Kompanisë Besa Trans por ka qenë e mbyllur raporton KlanM.

“Gjatë ditës së nesërme do ta informojmë Ministrinë e ekonomisë që agjencioni nuk punon. Në qoftë se arrijmë ta marrim dokumentacionin në bazë të informacioneve tona se kush është përgjegjësi që të mund të hyjmë dhe të bëjmë raport të detajuar, nëse jo atëherë nesër do të dërgojmë raport që agjensioni nuk punon dhe në bazë kësaj do të filloj procedura për marrjen e licencës”, u shpreh Aneta Simevska nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Në Prokuorinë Themelore Publike po punohet në zbardhjen e fakteve nga aksidenti në Bullgari, por nuk japin përgjigje konkrrete se a mundet të njëtat automjete nga kompania Besa-Trans të qarkullojnë për udhëtime.

“Rasti të cilin e trajton Prokuroria Themelore Publike në Shkup përfshin një person juridik të caktuar – organizator i udhëtimit konkret në të cilin ka ndodhur aksidenti i komunikacionit. Kjo procedurë është duke vazhduar dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e fakteve. Regjistrimi dhe dhënia e licencave për personat e tjerë juridikë bëhet nga institucionet kompetente përkatëse, të cilat kontrollojnë plotësimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarisë”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike.

Pronari i Besa-Transit nuk iu përgjigj thirrjeve të Klan Maqedoni për të sqaruar se përse ende qarkullojnë po të njëtat automjete me pa logo dhe pa lejen e dukur.

Ndryshe me automjetet e agjensionit bëhen udhëtime për çdo ditë në relacionin Shkup-Kodra e Diellit-Shkup me çmim 299 denarë./Klan Maqedoni

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ