Bexheti: Grubi cenoi seriozitetin e Korridorit 8

Picture of INA
INA

11/05/2023

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat që transmetohet sonte në orën 22:20 deklaroi se seriozitetin e Korridorit 8 dhe 10-D e cenoi zëvendëskryeministri Artan Grubi me qasjen e tij jo transparente.

“Mendoj se është diletantizëm politik që lejohet një korridor i tillë që do të ndërtohet e që d zgjasin me vite se nuk mund të ndërtohen brenda natës, e gjithë kjo lënia e hapësirës për dyshime të tilla, mendoj që nuk i bën nder as korridoreve dhe as aktorëve që thirren se janë kontribuuesit e ndërtimit të këtyre korridoreve”, deklaroi Blerim Bexheti, Sekretar organizativ i BDI-së.

Sipas Bexhetit, po të ishte më transparente procedura, askush nuk do të ishte kundër Korridoreve 8 dhe 10-D.

“Mendoj se ky korridor ka pasur mënyrën e duhur që të sqarohet dhe askush të mos jetë kundër. Të gjitha ligjet në Kuvend dhe të gjitha vendimet në Qeveri do të ishin të pranueshme nga të gjitha palët që të realizohej sa më mirë ky korridor”, tha Blerim Bexheti, Sekretar organizativ i BDI-së.

Gur themeli i Korridorit 8 u vë më 4 prill, ndërsa të premten Qeveria do të vendos gur themelin e Korridorit 10-D. Sipas marrëveshjes, projekti kap vlerën e 1.3 miliarda eurove, me mundësi që shuma e tillë të rritet akoma. Afati i realizimit është gati 5 vjet. /Alsat

TË FUNDIT

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

Era Istrefi plot stil pozon para pasqyrës

Angelina Jolie rikthehet në Festivalin e Filmit në Kanë pas 14 vitesh me një pamje mbresëlënëse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË