BFI: Të ketë dalje masive në votime, mos bini pre e thirrjeve për bojkot në afishet pa autorë në Çair

Picture of INA
INA

26/04/2024

Një natë para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpër rrugët dhe kutitë postare të banorëve të Komunës së Çairit të qytetit të Shkupit, u shpërndanë afishe me përmbajtje religjioze pa autor, të cilat për qëllim kishin bojkotin e zgjedhjeve.

Transparent me mbishkrim të ngjashëm u shfaq edhe gjatë muajit të Ramazanit në po të njëjtën komunë. Bashkësia Fetare Islame dhe Myftinija e Shkupit i demantojnë qëndrimet kundër votimit, si dhe bëjnë thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Afishet e shpërndara gjithandej rrugëve të Çairit dhe banesat e qytetarëve në vigjilje të zgjedhje presidenciale e atyre parlamentare në RMV, janë në gjuhën shqipe, me gabime drejtshkrimore, kanë përmbajtje fetare edhe atë shkëputje nga vargjet e librit të shenjtë të myslimanëve Kur’anit, dhe të njëjtat bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

“Mos voto, veprat tua mos i asgjëso ! “E kush nuk gjykon me atë që zbriti Allahu ata janë mohues. (Maide : 44), Pasha Allahun ty të është shpallur edhe atyre para teje “Nëse i bën shok Allahut, veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej atyre të humburve” (Zumer : 65), Ata që ju I adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët I keni vënë ju duhet të parët tuaj, pa pasur prej tij asnjë argument. Gjykimi i takon vetëm Allahut ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo nuk është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dijnë. ” (Jusuf : 40) ”, thuhet në njërën nga afishet.
Një transparent me përmbajte të ngjashme u vendos mbi urën e hekurt në Komunën e Çairit, pranë shkollës fillore “Liria”, me mbishkrimin “Mos voto – ke frikë ALLAHUN”, nën transparentin tjetër të vendosur nga Myftinia e Shkupit me mbishkrimin “Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, vërehet në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale.

Redaksia e Portalb.mk kontaktoi myftiun Qenan Ismaili nga Myftininë e Shkupit, organ ky i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, dhe pyeti për qëndrimet institucionale fetare në lidhje me bojkotin zgjedhor, dhe i njëjti u shpreh se ndryshimet në shoqëri janë në duart e qytetarëve, në votën e tyre dhe se vetë reis ulemaja Shaqir Fetahu ka bërë thirrje për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

“Bazuar në mendimet e shumë dijetarëve dhe akademive që kanë shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë në përzgjedhjen e udhëheqësve të tyre, edhe Bashkësia fetare Islame, kur them ajo nënkuptoj të gjitha myftinitë, janë të mendimit që, duhet të ketë dalje masive në votime sepse zgjedhja e atyre që do të udhëheqin shoqërinë është pikërisht në duart e njerëzve, në duart e popullit. Suksesi i tyre dhe prosperiteti i vetë kësaj shoqërie nënkupton nga ajo që është përzgjedhur nga vetë njerëzit. Shoqëria jonë në përgjithësi, përfshi mua dhe Reis ulemanë me të cilin publikisht kemi deklaruar se duhet të dalim të votojmë,” tha për Portalb.mk, Qenan Ismaili.

I pyetur për qëndrimet e institucioneve fetare ndaj fenomeneve të tilla dhe thirrjeve anarkiste, Ismaili tha se ato janë qëndrime individuale të cilat kanë mungesë informacioni, dhe se të njëjtat i hasim tek të gjitha palët. Ai njashtu bën thirrje që për çështjet e tilla të konsultohen organet kompetente, të cilat mbulojnë me informacione të nevojshme.

“Ajo që është zyrtare në institucionet tona fetare dhe nëpunësit fetar, te të gjithë dominon mendimi që besimtari e ka për obligim të zgjedhë udhëheqësin një shoqëri. Besimtarët, çdoherë i kemi thirrur të mos bëhen pre e individëve të cilët ndoshta edhe nuk posedojnë argumente të forta fetare, për të qenë në shërbim të dikujt që nuk i’a do të mirën kësaj shoqërie, por thjeshtë bindje të tyre personale, ngase shoqëria jonë tashmë është ngritur rrafshin intelektual, lexon dhe hulumton. Ne jemi të mendimit se çdoherë ka pasur, nga të gjitha palët e jo vetëm nga pala shqiptare myslimane, edhe në të kaluarën, individ me mendime më të mbyllura ekstreme, por të tillat kanë ngelur gjithmonë si çështje dhe bindje personale individuale. Do ishte mirë, kur ndodhin çështje të tilla, të dhënat mendimet e mendimet, “fetvatë” (përgjigjet ose udhëzimet për zgjidhjen e çështjeve juridike të Sheriatit) të merren nga institucionet përkatëse, të cilat për çdo çështje, për komunitetin e tyre, bëjnë analiza të mirëfillta, e dalin me qëndrimet e tyre konkrete”, tha myftiu.(portalb.mk)

TË FUNDIT
2 orë
Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë
2 orë
Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!
2 orë
Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë
4 orë
Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re
4 orë
Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Osmani: Mosrespektimi i vullnetit kthen “shumicën” para Marrëveshjes së Ohrit!
2 orë
Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë
1 ditë
Ditën kur mbushi 17 vite granata ia mori jetën Jonuz Zymberit (VIDEO)
2 ditë
Myftiu i Beogradit thotë se kombi serb nuk është gjenocidal: Serbia ime nuk e meriton këtë
12 orë
Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti
1 ditë
Policia e Maqedonisë thotë se e arrestoi, Fero duke shijuar kafe në Shkup
1 ditë
Ekspertët, digjitalizimi në Maqedoni është i domosdoshëm jo vetëm për anëtarësim në BE, por edhe për zhvillimin ekonomik
2 ditë
Haradinaj: Kurti po do zgjedhje, sepse u ka premtuar ndërkombëtarëve....
12 orë
Rama sot takim me shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë

LEXO MË SHUMË

xhevdet hajredini ali ahmeti

Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë

micotakis mitsotakis

Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!

Makron Macron

Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë

arben taravari

Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re

mural shtepia shendetit kumanove

Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut

Dimitar-Apasiev-007-scaled

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

nexhmedin spahiu

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)

ukraine

Rusia sulmon një qendër tregtare në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen

INFO

NA NDIQ